Eko Higjiena

Pnishi, sportisti i vitit në qytetin zviceran

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Alban Pnishi ka arritur edhe një sukses tjetër në futbollin zviceran.Djaloshi kosovar është zgjedhur si sportisti më i mirë i vitit në garën për më të mirin në krahinën e Wohlenit ‘Freiamter sportier der jahres’.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, ka qenë bindshëm i pari me 22% të votave, duke lënë mbrapa një shigjetar zviceran dhe një hendbollist që vijnë nga e njëjta krahinë në Zvicër.

25-vjeçari ka pasur një vit të shkëlqyeshëm në karrierë, pasi nga Wohlen kaloi te gjiganti zviceran Grasshopper duke u bërë njëri ndër mbrojtësit më të mirë në elitën e futbollit zviceran.

ARKATANA

Kujtojmë që Albani është mbrojtësit shqiptar me më së shumti minuta të luajtura, ndërsa debutoi me Kosovën në takim ndaj Shqipërisë.

Ky ishte çmimi i parë për Albanin në qytetin ku ka lindur në Zvicër, Wohlen, ndërsa shpresojmë që nuk do të jetë i fundit por do të vazhdojë të fitojë çmime individuale edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.