KKGJILAN

Plumbi dhe zinku i “Trepçës” u shiten kompanive zvicerane e bullgare

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një kompani bullgare dhe një zvicerane do të jenë blerësit e koncentratit të plumbit e zinkut që do të prodhojë gjatë një viti kombinati “Trepça”.

Parashihet të prodhohen rreth 13 mijë tonë koncentrat të plumbit e të zinkut gjatë një viti, të cilat do t’i sjellin “Trepçës” rreth 15 milionë euro të hyra. Mosfunksionimi i metalurgjisë në Kosovë bën që prodhimi final i “Trepçës” të jetë koncentrati i plumbit dhe zinkut.

KKGJILAN

Vlera financiare e koncentratit të plumbit është për më shumë se 30 për qind më e lirë se çmimi i plumbit në bursë, apo rreth 60 për qind më i lirë se çmimi i zinkut në bursën e Londrës. Aq është humbja e Kosovës na pamundësi për të funksionalizuar shkritoren për përpunimin e këtij koncentrati deri në plumb dhe zink të pastër./Koha Ditore/