UBT

Platini: Ndeshja të jetë fundi i historisë së dhunës mes Shqipërisë dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndeshja e 8 tetorit në Elbasan Arena mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke kujtuar dhe atë që ndodhi në Beograd ka shqetësuar edhe UEFA-n.

Drejtuesit e federatave të Shqipërisë dhe Serbisë janë ulur në një tavolinë në Maltë më 13-14 shtator, në një takim special të organizuar nga Mishel Platini.

Numri një i futbollit evropian u ka saktësuar dy federatave se për ndeshjen e ardhshme në Elbasan më 8 tetor, UEFA nuk do të tolerojë asnjë incident si ai i 14 tetorit të kaluar, transmeton javanews.

ARKATANA

Madje numri një ka këshilluar të dyja federatat të jenë të kujdesshme për këtë takim sepse nuk ka tolerim dhe kush gabon e pëson rëndë. Platini dhe UEFA kanë përdorur takimin e krerëve të të gjitha federatave në Maltë, për të paralajmëruar si shqiptarët dhe serbët që të mos jenë në faqen e parë të çdo gazete e lajmi i parë në çdo televizion.

Platini ka përdorur gjuhë të ashpër për të sqaruar edhe një herë se 14 tetori ishte fundi i historisë së dhunës mes dy shteteve. Serbët dhe shqiptarët në tavolinë kanë premtuar një ndeshje model. Madje federata serbe gjithashtu ka marrë përsipër dhe do të kryejë një sërë bisedimesh me Ministrinë e Brendshme, ku ata do të marrin parasysh maksimumin e elementeve të sigurisë.

Federata mike ka garantuar se shërbimet serbe të sigurisë do të të jetë në gatishmëri të plotë, sepse në Elbasan më 8 tetor për ndeshjen UEFA e sheh me rrezik të lartë dhe një gabim do t’u kushtojë shumë dy federatave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.