Hidromorava

Platformën, e bëjmë me miqtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Hajredin Kuçi, si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Thaçi, të shtunën “zbuloi” detaje të takimit të parë dhe të dytë të shefit të tij me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Ai tha se Thaçi kërkoi nga Daçiqi që t’i shpërbëjë strukturat paralele nga Kosova. Derisa sipas tij, kryeministri Thaçi kërkoi nga homologu i tij transparencë edhe të financimit nga Serbia të strukturave në Kosovë, si në edukim, në shëndetësi dhe në sektorë të tjerë, ashtu siç e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit, përmes buxhetit të Kosovës.

GRANDEMALL

Në një intervistë dhënë për “Zërin”, zëvendëskryeministri Kuçi e pranon se Kosova nuk ka platformë të detajizuar të bisedimeve me Serbinë. Por, sipas tij, është Kushtetuta e Kosovës dhe Rezoluta e Kuvendit, bazamenti i çfarëdo platforme të bisedimeve. Ai e pohon atë që ka raportuar gazeta se platformën qoftë për Kosovën, qoftë për Serbinë e përcaktojnë ndërkombëtarët.

Kuçi ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme në PDK. Ai e mohon që nëpër degët e PDK-së po u bëhet presion njerëzve që të votojnë të preferuarit e Thaçit. Ai thotë se ideja e nënkryetarit Fatmir Limaj, që zgjedhjet në PDK të mbahen sipas modelit “një anëtar- një votë” është ide e mirë, por sipas tij, realizimin e saj e ka penguar statuti i partisë. Megjithatë, ai thotë se kjo ide ende mund të funksionojë. “Ka qenë pengesë statusore që të veprohet kështu, por kjo nuk do të thotë që në Kuvend të mos dalë dikush me propozim. Nëse Kuvendi vendos ndryshe, do të respektohet”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.