Uji Dea

Platformë utopike

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Nga Flamur Hyseni – Kësaj here në rang shteti, në vazhdën e zhvillimit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, shteti serb propozon të ashtuquajturën platformë të bisedimeve, por që kjo platformë është utopike dhe tërësisht e pa realizueshme dhe e pa pranueshme, por edhe tentim kërcenim për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

I.Si në aspekt teorik, ashtu edhe në atë praktik platforma e shtetit serb për bisedime me Kosovën është me elemente tendencioze dhe në përmbajtje të saj është utopike, por që në këtë fazë të bisedimeve mund të ketë ndonjë efekt të saj në raport me ndërmjetësuesin e bisedimeve. Edhe kësaj here shteti serb po bënë një hap dekonstruktiv në procesin e bisedimeve, por që shikuar në aspekt politik po tregohet shumë aktiv në shtrembërimin e qëllimit të bisedimeve dhe po përdor strategjinë e kërkesave maksimale për të realizuar ato minimale. Propozimi i platformës për vazhdimin e bisedimeve pikërisht në këtë fazë, kur i tërë opinioni evropian vlerësoi se pati një progres në bisedime, filloi zbatimi i IBM-it, lë shumë për të nënkuptuar se dikush edhe nga strukturat euro – perëndimore po bashkëpunon me shtetin serb në kahe të kundërt të bisedimeve Serbi – Kosovë dhe qëllimet e ndërmjetësimit të BE-së.

II. Përsëritja përmes platformës e modeleve për autonomi të ngjashme si të Katalunisë apo edhe si rasti i Bosnjës me Republika Serpska është një provokim i radhës i shtetit serb si për BE ashtu edhe për rajonin. Nga propozimi në formë platforme për bisedimet, shteti serb dëshiron t’i arrijë së paku dy qëllime, së pari, t’i josh edhe njëherë serbet e veriut dhe të tjerët në anët tjera të Kosovës se po angazhohet të krijoj autonomi më të zgjeruar në kuadër të Kosovës me lidhje direke me shtetin serb, dhe së dyti, ta provokojë BE-në dhe tërë faktorin ndërkombëtar se në moment të fundit mund edhe t’i dështojë bisedimet. Kjo vërehet edhe nga zhvillimet e fundit për ta tensionuar situatën edhe praktikisht, siç ishin sulmet e kohëve të fundit ndaj zyrës administrative në veri. Paraqitja e Platformës në këto momente më tepër është sfiduese për BE-në se për Kosovën, më tepër është provokuese për BE-në se për Kosovën. Propozimi i modelit katalunas për autonomi brenda territorit të Kosovës për serbët është propozim për pengimin e integrimit të plotë të serbëve në shoqërinë dhe institucionet kosovare.

III. Shteti serb përmes platformës për bisedime dëshiron të zhvillojë bisedime me Kosovën, por duke e njohur atë mbi bazën e subjektivitetit tanimë të pa ekzistuar. Propozon që Kosova të ketë emërtim si: 1). AP KiM “Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija “ – “Krahina Autonome Kosova dhe Metohia”; 2). ZSO KiM “Zajednica Srpskih Opstina Kosova i Metohije” – “Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës dhe Metohisë”; 3). PIS “Privremene Institucije Samouprave” – “Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes”. Nga kjo del se propozohen tri lloj emërtimesh për ta përcaktuar një lloj subjektiviteti për Kosovën, por që kjo i servohet bashkësisë ndërkombëtare në formën e tri alternativave, herë si Kosova dhe Motohija, herë si Bashkësi e Komunave Serbe të Kosovës e herë si Institucione të Përkohshme të Vetëqeverisje., të cilat “subjektivitete” janë shuar si juridikisht ashtu edhe faktikisht që një kohë të gjatë, por që politikisht po del se nga shteti serb ende po aplikohen për ta sfiduar BE-në. Nga kjo përmbajtje e platformës vërehet jo serioziteti i shtetit serb në raport me BE-në për të qenë partner serioz në bisedime.

ARKATANA

IV. Nga 1999, Kosova ka kaluar në disa faza të vlerësuar pozitivisht nga bashkësia ndërkombëtare, si: Standardet para statusit, Bisedimet e Vjenës, Pakoja e Ahtisarit, Shpallja e Pavarësisë në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare, GJND-ja, Përfundimi i Pavarësisë së Mbikëqyrur, njohja e shtetit nga mbi 90 shtete, fillimi i anëtarësimit në institucione ndërkombëtare. Si sukses konsiderohet edhe pranimi i ofertës nga bashkësia ndërkombëtare për të hyrë në bisedime fillimisht teknike pastaj edhe politike me shtetin serb për të zgjidhur disa çështje të pazgjidhura dhe për të normalizuar marrëdhëniet. Por në këtë aspekt po del se shteti serb nuk po e përfillë agjendën e bisedimeve duke e propozuar edhe platforma me qëllime tendencioze. Edhe nga përmbajtja e Platformës vërehet se si e tillë nuk ka një kuptim juridik, por kryesisht ka kuptim politik. Platforma e shteti serb poqëse do të gjejë mbështetje ndërkombëtare do të jetë edhe kërcenim serioz për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Në kontekst të zhvillimeve të bisedimeve propozimi i një platforme me përmbajtje të tillë nënkupton edhe gatishmëri për destabilizim të sigurisë, sepse nga kjo platformë parashihet edhe shuarja e FSK-ës dhe me një formë vënia e Kosovës në një mbikëqyrje prapë ndërkombëtare në aspekt të sigurisë të një modeli më special nga ana e Forcave ushtarake të BE-së – EUROCORPS, Ushtria e Serbisë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. BE-ja duhet urgjentisht ta kundërshtojë këtë platformë politike sepse është në kundërshtim të plotë me qëllimin e bisedimeve Serbi – Kosovë. Përfshirja në platformë edhe e përfaqësimit special në struktura përfaqësuese të serbëve të Kosovës duke parashikuar Parlament dy dhomësh dhe organe të sigurisë të pavarura, janë propozime tipike kërcënuese kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

V. Shteti serb po propozon platformën kinse për të shpreh gatishmëri të shtuar për bisedimet Serbi – Kosovë, por në të njëjtën kohë skena politike në serbi po dëshiron që përmes një platforme politike të tillë ta bind BE-në se janë unik në vazhdimin e mëtutjeshëm të bisedimeve. Nga kjo po del se partitë politike në pozitë po dëshirojnë të normalizojnë raportet e tyre me opozitën dhe të arsyetojnë në një formë arritjen e marrëveshjeve në zhvillimin e bisedimeve deri më tani.

VI. Platformën e propozuar nga shteti serb duhet marrë fillimisht si provokim ndaj BE-së, por edhe si një tentim kërcënimi serioz ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Platforma si e tillë është në kundërshtim me të gjitha proceset e deri tanishme politike si në raport të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, poashtu edhe me zhvillimet në rajon. Si e tillë është edhe në kundërshtim me politikat e BE-së për mbështetje të proceseve zhvillimore dhe integruese të shteteve që synojnë integrimet evropiane.

(Autori është asistent në Katedrën Kushtetuese – Administrative dhe kandidat për doktoratë në programin e të drejtës kushtetuese dhe administrative në Fakultetin Juridik të UP-ës)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.