RCCOLA

Platforma zgjedhore e PDK-së “RIMËKËMBJA” – hapësirë të veçantë dhe meritore edhe për gruan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

As e diela, si ditë pushimi, nuk i ndali aktivistet e PDK-së të degës në Gjilan, në kampanjën e tyre zgjedhore për RIMËKËMBJËN.

Nën organizimin e znj. Leonora Morina – Bunjaku, koordinatore, gratë aktiviste, anëtare e simpatizante të PDK-së, i dëgjuan kandidatët e tyre për deputetë: Ilir Tahirin, Hevzi Xhelilin, Sami Hoxhën e Gani Nezirin, në shpalosjen e programit zgjedhor – qeverisës të PDK-së.

“Pas çdo burri qëndron një grua e suksesshme», – tha në hapjen e takimit, znj. Bunjaku, e më pas foli edhe shefi i SHZ, z. Mustafa, i cilinë në fjalën e tij elaboruese për platformën e PDK-së, falënderoi për kontributin e vazhdueshëm, në veçanti të Gruas Demokratike, dhe përgjithësisht të gruas si pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve në shoqërinë tonë.

Fundamenti

Në anën tjetër, kandidatë e pranishëm të degës, në falënderimin e tyre për organizimin e këtij takimi dhe angazhimin në vazhdimësi të GDK-së në Gjilan, ndanë momente të sakrificës së gruas në të gjitha periudhat e rënda të shoqërisë e të kombit tonë.

PDK me programin RIMËKËMBJE, afron mundësi të mëdha edhe për prosperimin e gruas të cilën e sheh pjesë të pandashme në të gjitha proceset e zhvillimit të shoqërisë e shtetit, – theksuan ata, në elaborimin e RIMËKËMBJËS, program ky i cili garanton fitoren e PDK-së dhe të tyre si kandidatë për Kuvendin e Republikës së Kosovës.