Fundamenti

Platforma shqiptare mbi postet shtetërore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dështimi i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për ta formuar qeverinë e re vuri në pah edhe një herë fuqinë e palës shqiptare atje. Pas “Jo”-së së BDI-së ndaj Gruevskit, shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë situatë për t’i fituar të gjitha të drejtat e tyre, si dhe për të marrë për herë të parë postet ndër më të rëndësishmet, siç është ai i kryeparlamentarit.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike në Maqedoni, të cilët kanë thënë se shqiptarët e kanë të vështirë të fitojnë një tjetër mundësi siç është kjo e tanishmja. Nga ana tjetër, përderisa kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend, Zoran Zaev, të cilit do t’i dorëzohet mandati qeverisës nëse arrin t’i mbledhë 61 nënshkrime, BDI-ja ende nuk ka dalë me një vendim se a do t’i bashkohet apo jo krahut të Zaevit. Pavarësisht kësaj dy partitë e tjera shqiptare, “Besa” e “Aleanca”, janë shprehur të gatshme ta përkrahin LSDM-në për të ardhur në pushtet, shkruan sot, gazeta Zeri.

Zaevi kërkon mandatin për formimin e qeverisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka bërë thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, që t’ia dorëzojë sa më parë mandatin qeverisës pas dështimit të partisë me më së shumti vota, VMRO-së.

Mobi Casa

“Kërkuam nga presidenti Gjorgje Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia të mos humbin kohë më shumë, të veprojë sipas kushtetutës dhe të ma ndaj mandatin për formimin e qeverisë së re”, ka deklaruar Zaev.

Nga ana tjetër, presidenti Ivanov është zotuar se mandatin do ta marrë ai kandidat, i cili do t’ia dalë ta formojë shumicën.

“Njoftoj opinionin publik se mandatin për formimin e qeverisë do ta marrë ai kandidat që do të më dëshmoj se ka formuar shumicën në kuvend”, deklaruar Ivanov.

Ndërkohë, përderisa partia shqiptare BDI-ja ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, lëvizja “Besa” dhe “Aleanca për shqiptarët” janë shprehur të gatshme ta përkrahin LSDM-në e Zaevit, sado që nuk janë të vendosura nëse do të hynë në koalicion me të apo jo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.