UBT

PLATFORMA, Kuran apo Bibël?!!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Nuhi Nuhiu – Deri kur, kjo kastë politike sillet në këtë mënyrë, dhe nonshallante?!! Çfarë platforme? Çfarë strategjie për bisedime me Serbinë? Këto veprime, një njeri normal nuk kishte mund t’i imagjinojnë, përveç sharlatantëve politikë në Republikën e Kosovës!

Ndoshta ky ekip negociator në krye me Presidentin, janë duke ndryshuar Kuranin e Biblën?!!! Kjo kastë politike, në vend se ta respektojnë dokumentin e shenjtë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këta sorollatën poshtë e lartë, por si ai delegacioni i famshëm me Edita Tahirin, që vetëm na solli zezëditën, nga bisedimet teknike, në politike!

Serbisë iu patë mbyll dera për çështjen e kufijve territorit, organizimit të brendshëm, këta si delegacion ia çelën derën ujkut! Me një politikë axhamish, ujku serb në torishtë! Në vend të strategjisë, ju strateg pa strategji, respektone Kushtetutën, ky është dokumenti final i një shteti nëse nuk e dini!

UBT

Pjesa e tjetër e strategjisë është, gjitha të këqijat që Serbia i bëri në Kosovë me shekuj të listohen ato të këqija: Nga kërkim falja, gjenocidi, krimet, të pagjeturit, dëmet e luftës, e shumë e shumë të tjera çështje!

Kjo është platforma, e jo të bëhet faktor vendimtar Serbia në shtetin e Republikës së Kosovës! Me këtë qasje, dhe me këto veprime këta meshkuj të Kosovës, çdo ditë e më tepër janë duke cenuar integritetin territorial, duke dëmtuar buxhetin e mjerë, dhe duke kaliruar në livadh e shkretë, i cili livadh quhet Republika e Kosovës! Prandaj vazhdoni kështu o ju meshkuj të Kosovës…!!!!!