RCCOLA

Platforma e LDK-së, kush dhe si do të kandidohet për deputet?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Që nga e premtja e kaluar (28 shkurt 2014) LDK-ja ka filluar krijimin e shtabeve zgjedhore në Kosovë. Ndërsa, ditë më parë administrata e LDK-së ua ka dhënë platformën e LDK-së për zgjedhjet parlamentare 2014, të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, kryetarëve të degëve, ( që nuk janë anëtarë të KP), deputetëve nga radhët e LDK-së, kryetarëve të komunave nga radhët e LDK-së.

Platforma e LDK-së për zgjedhjet Parlamentare është prezantuar nga lideri Isa Mustafa dhe është aprovuar së bashku me Raportin e Zgjedhjeve lokale, më 10 shkurt 2014.

Poashtu LDK ka përgatitur një agjendë të aktiviteteve, me forumet e LDK-së për punë në terren me Forumin e Gruas të LDK-së që të kontaktojnë me kryetarët e degëve dhe të angazhohen në aktivitete në degë dhe nëndegë të LDK-së.

Kriteret e zgjedhjeve

RCCOLA

LDK rithekson nevojën e zbatimit të kritereve në zgjedhje, të cilat janë përcaktuar me Programin Politk të saj dhe angazhohet fuqishëm në fitore në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Në propozimin e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës do të zbatohen procedurat e parapara me statutin e LDK-së, të cilat japin hapësirë të gjerë për prpopozime.

LDK-ja në parim, angazhohet për koalicione paszgjedhore…/Bota sot/