UBT

“Plasaritja e raporteve Kosovë-ShBA” – Haradinaj thirrje Kurtit: Mos të marrin në qaf Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për Ekonomia Online, i ka parë me shqetësim të madh deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili gjatë së enjtes tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën ka pasur reagime të shumta nga akterët politik.

Hidromorava

Haradinaj ka kërkuar reagim edhe nga presidentja e vendit, për siç tha të mos e “marrin në qaf Kosovën”.Ai ka kërkuar që Kosova t’i rregullojë raporetet me ShBA-në, në mënyrë që ta fitojë anëtarësimin në NATO.“Besoj se duhet ne në Kosovë të gjithë të kemi qartësi pra s’guxojmë më tutje me hesht nëse e shohim ambasadorin në konferencë për shtyp, shqetësimin e tij, emocionin e tij se ai me dhimbje i thotë ato që i thotë, edhe nëse nuk veprojmë nuk është mirë. Pra së pari i kisha bërë thirrje kryeministrit, presidentes të mos e marrin në qaf Kosovën, pra t’i kthehen një marrëdhënie të besueshme me Amerikën edhe ta synojmë fitoren e krejt fitoreve që është anëtarësimi në NATO, e jo fitore ditore sa me e rrit votën sepse partitë shkojnë e vijnë por Kosova pa Amerikën e ka vështirë”, u shpreh Haradinaj për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.