Eko Higjiena

Planifikonte sulme terroriste, Australia dënon me 17 vjet burg 25 vjeçarin me origjinë shqiptare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një australian me origjinë shqiptare është dënuar me 17 vjet burg të martën, për planifikimin e një sulmi terrorist në Australi, pasi u ndalua kur po përpiqej të udhëtonte në Siri.

25-vjeçari Agim Kruezi u arrestua në vitin 2014 dhe u deklarua fajtor në Gjykatën Supreme të Brisbane, për përgatitjen e akteve terroriste dhe planifikimin e një inkursioni të huaj.

Në gjykatë u tha se Kruezi planifikoi të udhëtonte në Siri për të luftuar me një grup të lidhur me Al-Qaeda, por u ndalua nga oficerët e doganave dhe pasaporta e tij u anulua.

Sipas Daily Mail, policia gjeti një armë gjysmë automatike, dy maska, dy hanxharë, një fotokopje të një libri të quajtur Xhihad dhe një flamur të Shtetit Islamik në dhomën e tij të gjumit.

Udhëzimet për të ekzekutuar prerje koke u zbuluan edhe në kompjuterin e tij dhe në ditët e para të arrestimit, ai bleu 10 litra benzinë dhe u përpoq të blinte shishe qelqi të përshtatshme për të bërë molotov.

United Hospital

Gjyqtarja Roslyn Atkinson tha se ishte e nevojshme që policia kundër terrorizmit ta arrestonte atë për të parandaluar një sulm publik.

“Ishte i planifikuar deri në pikën që të grumbullonit armë”, tha ajo. “Nuk ka dyshime… se keni pasur për qëllim kryerjen e komplotit terrorist, megjithëse detajet e sakta ende duhet të qartësohen”. Ajo shtoi se “nuk ka dëshmi që keni ndryshuar pikëpamjet tuaja (ekstremiste)”.

Canberra po preket gjithnjë e më shumë nga ekstremizmi në rritje dhe qytetarë që iu bashkohen organizatave xhihadiste jashtë vendit, siç është Shteti Islamik.

Vendi miratoi ligje gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit në 2014, që përfshijnë bllokimin e xhihadistëve që të shkojnë jashtë shtetit.

Autoritetet thonë se kanë parandaluar 14 sulme terroriste në vitet e fundit. Disa të tjerë kanë ndodhur, duke përfshirë rrethimin e vitit 2014 të një kafene në qendër të Sidneit, në të cilën u vranë dy pengje./tvklan.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.