ARKATANA

Planifikojnë buxhetin me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kllokot – Përfaqësuesit e fshatrave Kllokot, Mogillë, Gërqarë e Vërboc si dhe ata të shoqërisë civile, kanë kërkuar që komuna në të ardhmen të merr parasysh projektet që kanë të bëjnë me furnizim me ujë të pijes së shkollave në Mogillë, Vërboc e Kllokot, rregullimin e kanalizimit të shkollës së Mogillës dhe fshatit Verboc, rregullimin e një parku në Gërqarë, shtrirjen e sistemit të ujitjes në Mogillë , rregullimin e rrugëve të arave, qendrës kulturore etj, tha për rajonipress Aziz Zuka zëdhënës i komunës së Kllokotit.

Drejtoria për buxhet dhe Financa e Komunës së Kllokotit, në mbështetje të projektit për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, që financohet nga qeveria zvicerane, ka organizuar debatin publik me qytetarë me temë “Planifikimin e buxhetit komunal me pjesëmarrje aktive të qytetarëve”.

Nënkryetari i komunës së Kllokotit, Refik Halili, pasi ka vlerësuar lartë mbështetjen që është duke i dhënë projekti LOGOS, komunës së Kllokotit në ngritjen e transparencës për gjatë procesit të planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit komunal, ka thënë se, pjesëmarrja e qytetarëve në planifikimin e buxhetit komunal është në interes të komunës, pasi kjo i ndihmon institucionet komunale që të identifikojnë më drejtë projektet kapitale që janë në interes të qytetarëve.

“Në mbështetje të projektit LOGOS, komuna e Kllokotit në vazhdimësi ka konsultuar qytetarët rreth planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit dhe kjo na ka ndihmuar që të jemi më transparentë dhe të punojmë në qazë të nevojave që janë shtruar nga vetë qytetarët”, ka thënë Halili.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë komunale për Ekonomi, Lubomir Przhiq, ka thënë se komuna e Kllokotit disponon një buxhet prej rreth 915 mijë euro dhe në pjesën e këtij buxheti ku janë paraparë investimet kapitale, komuna të gjitha projektet i ka realizuar në bazë të kërkesave të qytetarëve.

Uji Dea

“Përmes debateve të këtij lloji kemi identifikuar nevojat e qytetarëve dhe këto projekte i kemi vendosë si prioritete në listën e investimeve kapitale të cilat janë realizuar me grande të qeverisë së Kosovës, buxhetit komunal dhe donatorë të ndryshëm siç është LOGOS-i, Caritasi i Luksemburgut apo USAID-i”, ka thënë Przhiq.

Ai ka theksuar se komuna e Kllokotit një vëmendje të veçantë është duke i kushtuar edhe inkasimit të tatimit në pronë dhe të hyrave tjera komunale ku gjatë këtij viti janë planifikuar të hyra në vlerë prej 75 mijë euro. “Deri më tani komuna ka inkasuar 31 mijë euro, por besojmë dhe deri në fund të vitit këto të hyra do të realizohen në shkallën qind për qind”, ka thënë Przhiq.

Ai ka theksuar se planifikimi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të bëhet sipas një plani aksional ku qytetarët janë pjesë aktive e këtij procesi. Kurse përfaqësuesi i projektit LOGOS, Norbert Piljs, tha se ky projekt do të mbështet komunën e Kllokotit edhe për katër vitet e ardhshme. “Është me interes për komunën që të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në debate për buxhetin, pasi përmes këtyre debateve nxitet edhe inkasimi i tatimit në pronë, të hyra këto që shkojnë direkt në investimet e projekteve që propozohen nga qytetarët”, ka thënë ai.

Përfaqësuesit e fshatrave Kllokot, Mogillë, Gërqarë e Vërboc si dhe ata të shoqërisë civile, kanë kërkuar që komuna në të ardhmen të merr parasysh projektet që kanë të bëjnë me furnizim me ujë të pijes së shkollave në Mogillë, Vërboc e Kllokot, rregullimin e kanalizimit të shkollës së Mogillës dhe fshatit Verboc, rregullimin e një parku në Gërqarë, shtrirjen e sistemit të ujitjes në Mogillë , rregullimin e rrugëve të arave, qendrës kulturore etj, tha për rajonipress Aziz Zuka zëdhënës i komunës së Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: