Uji Dea

Planifikohen alternativa të reja për PTK-në

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Në rast të dështimit të nënshkrimit të kontratës për shitjen e 75% të aksioneve të PTK-së, Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke planifikuar të ndërrojë strategjinë për këtë ndërmarrje. Ministri Fadil Ismajli nuk e ka ndërmend të mendojë më për privatizimin, por të vërë në jetë idenë e shefit të tij, Behxhet Pacolli që PTK-ja t’i jepej në menaxhim një kompanie ndërkombëtare, transmeton KTV.

Një hap të tillë thotë se duhet bërë pasi që 15 vjet, në krye të kësaj ndërmarrjeje nuk është arritur të vendoset një menaxhment i përgjegjshëm.

GRANDEMALL

Ismajli që mori detyrën e ministrit në kohën kur privatizimi i ndërmarrjes ishte thuajse në finale, thotë se në skenarin më të keq, më mirë do të ishte që konsorciumi “Axos & Najafi” të tërhiqej, me çfarë qeveria do të mund t’i inkasonte 3 milionët e garancisë.

Ai ka thënë se çmimi i ofruar nga kjo kompani për PTK-në është shumë real dhe se dështimi do të ndikonte në uljen e vlerës së saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.