UBT

Plani Zhvillimor Urban dokumenti më i rëndësishëm i komunës së Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Kamenicës, në mbështetje të Projektit Zvicër – Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, sot ka mbajtur debat me qytetarë lidhur me Planin Zhvillimor Urban. Në këtë debat të pranishëm ishin edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, përfaqësuesi nga LOGO-si Mentor Rexhepi, drejtor të drejtorive komunale, zyrtarë të tjerë komunal si dhe dhjetëra qytetarë të komunës së Kamenicës.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, tha se Plani Zhvillimor Urban për komunën e Kamenicës, përcakton të ardhmen e zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, shfrytëzimin e tokës dhe mjedisit si dhe çështjeve demografike dhe sociale të Komunës së Kamenicës. “ Plani Zhvillimor Urban për qytetin e Kamenicës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Urban të jetë në përputhje me interesat e qytetarëve” ka thënë Surdulli.

Ndërsa, Mentor Rexhepi përfaqësues nga LOGOS, ka thënë ky plan do të miratohet në seancën e kuvendit. Sipas projektit LOGOS, prioritet për komunën e Kamenicës, do të jenë ato që janë paraparë në këtë plan, e po ashtu bashkëpunimi mes komunës dhe Logosit nuk do të mungojë as në të ardhmen. “ Komuna e Kamenicës, do të bazohet në planin e paraparë, dhe kjo nuk do të mbetet vetëm në letër, por do të zbatohet në përpikëri, andaj kërkoj nga qytetarët që të japin edhe mendimet e tyre lidhur me këtë plan” ka thënë Rexhepi.

Fundamenti

Ilir Kastrati Koordinator në Planin Zhvillimor Komunal dhe Urban, ka thënë se të gjitha vërejtjet, sugjerimet e juaja do të mund t’i dërgoni tek drejtoria e Urbanizmit, se ku ju e shihni të arsyeshme se duhet ndryshuar ose edhe plotësuar. Kastrati tha se i tërë materiali për Planin Zhvillimor Urban, do të jetë në ueb faqe të komunës së Kamenicës, e po ashtu edhe përmes ueb faqes mund t‘i bëni vërejtje e sugjerimet e juaja.

Ndërsa, drejtori i Administratës Enver Ajvazi, me projektor ka bërë edhe prezantimin e këtij plani. Ai në pika të shkurtra foli për demografinë dhe çështjen sociale, struktura e punëkërkuesve, arsimi në komunë, bujqësi, tregtinë, ndërtimtarinë dhe pika të tjera që janë të parapara në këtë plan.

Po ashtu, gjatë këtij debati qytetarët patën mundësinë që të japin vërejtjet, sugjerimet, propozimet e tyre të cilat më pastaj do të analizohen nga grupi punues./rajonipress/