Uji Dea

Plani zhvillimor komunal dokument me vlerë për Kamenicën

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Draft Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Kamenicës, është një dokument shumë i rëndësishëm për komunën tonë dhe ne do të mundohemi të përkrahim këtë dokument që përcakton kahen e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme i cili do të aprovohet edhe në kuvendin komunal” ka thënë Shaip Surdulli.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, falënderoj përfaqësuesit e Logosit për mbështetjen që i kanë bërë komunës së Kamenicës, si dhe grupin punues të komunës tonë për punën e mirë të gjerë tanishme.

“Draft Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Kamenicës, është një dokument shumë i rëndësishëm për komunën tonë dhe ne do të mundohemi të përkrahim këtë dokument që përcakton kahen e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme i cili do të aprovohet edhe në kuvendin komunal” ka thënë Surdulli.

Ai tha se pos debatit të sotëm, do të mundohemi që të mbajmë edhe debate të tjera, në disa fshatra të komunës , ku do të diskutohet ky draft dhe të jetë në përputhje edhe me interesat e përgjithshme të qytetarëve.

“Komuna e Kamenicës është një ndër komunat që i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore që i parasheh ligji për planifikim hapësinor. Plani Zhvillimor komunal është plan multisektorial dhe plan që përgatitet për tërë territorin e komunës, për pjesën urbane dhe pjesën rurale për një zhvillim të qëndrueshëm të komunës, si në aspektin ekonomik, social dhe mjedisor “ tha ndër të tjera Përfaqësuesja e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor Suzana Goranci.

Mobi Casa

Kurse, Mentor Rexhepi, përfaqësues nga LOGOS-i, ka thënë se Logosi ka mbështetur deri më tani komunën e Kamenicës, por do të vazhdojë të mbështes dhe të përkrah këtë plan për Kamenicën, dhe disa projekte janë ne përfundim e sipër të këtij drafti.
“ LOGOSI edhe në vitin e ardhshëm do të jetë prezent dhe do të fokusohet në projektet të cilat janë në Planin Zhvillimor Komunal, si dhe do të bëjë monitorimin e aplikimit në praktik të këtij projekti” tha Rexhepi.

Ndërsa, Ismajl Baftjari konsulent profesional pranë Logos-it, tha se komuna e Kamenicës, me këto kapacitete që ka është duke e bërë një punë shumë të mirë dhe gjitha informatat që janë sjell janë valide. Si proces ka qenë cilësor edhe pjesëmarrja realisht e këtij formati publik, besoj që ka me pas përkrahje edhe nga ana qytetarëve” tha Baftjari.

Nexhmije Kallaba anëtare në grupin punues të Hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, ka thënë se ky draft është shumë i rëndësishëm për komunën tonë dhe se ky draft dokument është i pari nga pas lufta e fundit në Kosovë.

Koordinatori i ekipit punues të planit Zhvillimor të komunës së Kamenicës drejtori Ilir Kastrati tha se ky debat është vazhdimësi e debateve dhe marrjes së vendimit në kuvendin komunal për debate, përveç tekstit që kemi përgatit në cd, të gjithë materialin mund ta gjeni edhe ne ueb faqe te komunës, po ashtu e kemi bërë edhe paraqitjen e hartave edhe në këtë sall.

Kastrati tha se duke filluar nga dita e martë do të jenë zyrtarë të cilët do të kujdestarojnë nga ora 10:00-15:00, në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati” , si dhe do t’i pranojnë të gjitha ,vërejtjet, sugjerimet, plotësimet dhe kritikat nga ana e qytetarëve edhe në mënyrë elektronike./rajonipress/

Mund të ju interesoj: