UBT

Plani: Të liruarit nga Burgu i Gërdofcit do të shkonin në Siri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse Bedri Krasniqi e Burim Basha do të arrinin të dilnin nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdofc, do të iknin në Siri, shkruan sot Koha Ditore.Ky është konkludimi nga përgjimet telefonike që ka bërë Policia e Kosovës. Dalja e tyre nga burgu ishte planifikuar të ndodhte si rezultat i një sulmi të armatosur që do të kryenin 44 persona, të cilët janë nën hetime për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike dhe mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria.

Krasniqi e Basha janë arratisur edhe herë të tjera nga burgjet e Kosovës, për t’u arrestuar disa muaj më vonë. Kësaj radhe, sipas përgjimeve, ata nuk do të qëndronin më në Kosovë. Tashmë cak kishin Sirinë, vend ky i përfshirë në një konflikt të armatosur. Organet e rendit i kanë profilizuar ata si ekstremistë fetarë.

Gazeta ka provuar të marrë versionin e Krasniqit dhe Bashës, por komunikimi i drejtpërdrejtë me ta nuk ka qenë i mundur, mesazhet e dërguara familjarëve kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa ish-avokati i Krasniqit, Mahmut Halimi, i cili e ka mbrojtur Krasniqin në rastin e kidnapimit të biznesmenit Azem Morina, ka thënë se nuk ka kontakt me të, meqë nuk e ka më klient.

Bedri Krasniqi, që ka qenë pjesë e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i dënuar më 27 vjet burgim për vrasjen e policëve Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj dhe më 17 vjet burgim për kidnapimin e biznesmenit Azem Morina. Në kohën e vrasjes, zyrtarët policorë kanë qenë duke hetuar vrasjen e Tahir Zemajt. Ai ka marrë ofertë nga Prokuroria për të dëshmuar për disa krime që kanë ndodhur në Kosovë, por nuk kanë arritur të pajtohen për këtë.

Mobi Casa

Burim Basha është dënuar më 16 vjet burgim për disa vepra penale, kryesisht grabitje. Konsiderohet njeri i rrezikshëm, që ka arritur të ikte disa herë nga burgu.

Ai ka kërcënuar me vrasje gjyqtaren e Gjykatës Supreme, Valdete Daka.

http://koha.net/?id=27&l=59215

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.