RCCOLA

Plani operativ “Ordinanca”, hasen parregullsi, arrestohet pronari i barnatores në Miresh

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në kuadër të një plani operativ të koduar “Ordinanca” janë kontrolluar katër ordinanca private që ofrojnë shërbime shëndetësore ku janë hasur parregullsi në mbajtjen e dokumentacionit tatimor për çka janë konfiskuar librat e shitjes dhe librat e regjistrit të pacientëve.

RCCOLA

Ndërsa, në një ordinancë në Dobërqan janë gjetur rreth 120 lloje të barnave si dhe ordinanca ishte pa licencë për çka është arrestuar pronari mashkull shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Për të gjitha veprimet janë njoftuar Administrata Tatimore si dhe Inspektorët Farmaceutik njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/