Uji Dea

Plani i PDK-së për presidentin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partia më e madhe politike në Kosovë (PDK) po insiston që Hashim Thaçi të zgjidhet president në sallën e Kuvendit, jo në atë alternative. Ky subjekt politik ka nxjerrë Rafet Ramën si kundërkandidat të Thaçit për president, duke shpresuar se Rama do të votohet nga opozita dhe njëkohësisht do ta sigurojë kuorumin.

Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që ta nxjerrë deputetin Rafet Rama si kundërkandidat të Hashim Thaçit për president të vendit është vetëm një truk që ta mbajë opozitën në seancë, pasi që mendohet se Rama ka raporte të mira me shumë deputetë opozitarë. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, duke shtuar se PDK-ja ka llogaritur se Ramën do ta votojë opozita dhe kështu do ta bëjë kuorumin e nevojshëm që Thaçi të zgjidhet president.

United Hospital

Në anën tjetër, partitë opozitare thonë se nuk ka president që mund të dalë nga koalicioni PDK-LDK. Sipas tyre, kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje, pasi që nuk ka legjitimitet popullor dhe është absurd që ky koalicion ta zgjedhë një president.

Ndërsa analistët kosovarë thonë se zgjedhja e një presidenti në një sallë alternative apo, nën tymin e gazit do të ishte jo kredibile dhe nuk do të arrinte as minimumin e kërkesave që kërkon procedura e zgjedhjes së të parit të shtetit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.