Fundamenti

Plani i opozitës për bllokimin e Kuvendit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kthimi i opozitës në seancën e sotme plenare nuk nënkupton se gjërat po vihen në binarë, pasi që tri partitë opozitare kanë hartuar një plan operativ edhe më të rrezikshëm se ai i gazit lotsjellës për paralizimin e Kuvendit.

Opozita synon që të hënën t’i bllokojë hyrjet e Kuvendit të Kosovës me simpatizantët e tyre të zjarrtë, që t’ua pamundësojë deputetëve të koalicionit të futen brenda në Parlament, shkruan ‘Zëri’.

Mobi Casa

E nëse kjo praktikë nuk jep rezultatet konkrete, atëherë alternativa mbetet sërish “kallja” nga brenda e Kuvendit me gaz lotsjellës dhe gjësende të tjera, të konsideruara “demokratike”.

Blloku opozitar shprehet i vendosur se do të përdorë të gjitha mjetet për ta stopuar punën e legjislativit, në shenjë kundërshtimi të marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. /Zëri/