UBT

Plani i Kadri Veselit: Zyrtarët shtetëror duhet ta paguajë nga xhepi dëmin që ia bëjnë buxhetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deri më tani shumë zyrtarë shtetëror me vendimet e tyre të njëanshme dhe antiligjore i kanë sjellë shtetit të Kosovës humbje të mëdha buxhetore. Edhe përkundër kësaj, ata janë kursyer nga institucionet e drejtësisë, në mungesë të ligjeve që rregullojnë çështjen e përgjegjësisë personale për veprimet kundër institucioneve shtetërore. Madje ata nuk kanë paguar asnjë cent për dëmin që ia kanë bërë shtetit me vendimet e tyre. Por, kjo pritet ndryshojë me një ligj të veçantë, të cilin e ka propozuar lideri i PDK-së, Kadri Veseli në kuadër të planit të tij shtatë pikësh për të luftuar korrupsionin.

Plani parasheh që tash e tutje zyrtarët, të cilët me dashje apo pa dashje e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, një pjesë të këtij dëmi ta paguajnë ata vet. Në vitet e kaluara, institucione të ndryshme të Kosovës kishin humbur betejat në Gjykatën Arbitrazhit, për të cilat shteti kishte paguar dëmshpërblim.
Por, zyrtarët që kishin shkaktuar vonesat nuk kanë paguar asnjë cent. Shembulli më i freskët është ai i “Bektel and Enka”, e cila pas mungesës së krijuar në transferimin e parave, kishte fituar në arbitrazh mbi 53 milion euro. Për këtë humbje të madhe të buxhetit të Kosovës askush nga zyrtarët apo ministri nuk është dënuar, as nuk është kërkuar që të paguajnë një pjesë të dëmit.

Mobi Casa

Pikërisht në raste të tilla, ligji, bazuar në propozimin e Veselit do të parasheh dënime për ministrat, apo zyrtarët shtetërorë që duhet të paguajnë, nëse rast se vërtetohet se me apo pa dijen e tyre kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës. Koncepti është bazuar në përvojat e shteteve perëndimorë siç është Gjermania. Ky propozim është pjesë e planit shtatë pikësh të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.