ARKATANA

Plani i Haradinajt për Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që t’ia prezantojë homologut të tij malazez, Dushko Markoviq, një plan për kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, sipas të cilave gjatë vizitës së Markoviqit në Kosovë javën e ardhshme, më 6 shkurt, këtij do t’i prezantohet varianti i një plani, sipas të cilit kjo marrëveshje do të mundë të rinegociohet sërish.

“Pala kosovare është optimiste se ky plan do të përkrahet edhe nga pala malazeze, i cili parasheh mundësinë e rinegocimit të Marrëveshjes për Kufirin në mënyrë që të plotësohet kriteri i BE-së për liberalizim të vizave, si dhe me dëshmi konkrete kufiri të vendoset aty pretendon pala kosovare”, ka pohuar ky burim, shkruan tutje Gazeta ‘Zëri’.

Në këtë mënyrë, siç mëson gazeta, më vonë do të mundë të diskutoheshin sërish të gjitha pikat të cilat janë të kontestueshme nga ana e Kosovës.

UBT

Megjithatë, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë çështje, ani pse kanë pohuar se janë pro asaj që të gjendet një zgjidhje.

Derisa deputetët e AAK-së janë shprehur të vendosur se nuk do ta votojnë versionin aktual të Demarkacionit, ata të “Nismës” mbeten optimistë se do të gjendet një zgjidhje mes dy qeverive.

Ndërkaq nga Kryesia e Kuvendit kanë njoftuar se kjo marrëveshje nuk do të hyjë në rend dite derisa të përfundojë vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.