Eko Higjiena

Plani franko-gjerman në favor të Kosovës e me njohje defacto, mund të rimodelohet në Bruksel

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po konsiderohet i duhur nga ish-ministri i Brendshëm dhe analistë politik, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse nuk është prezantuar zyrtarisht nga palët, analistë dhe komentues të politikës, thonë se nga ky plan është njohja defacto e Serbisë.

Lidhur me këtë plan, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se i njëjti mund të modelohet në Bruksel.“I kam lexuar disa komente të planit franko-gjerman dhe mendoj se mund të diskutohet edhe në Bruksel, sepse nuk është definitive. Në tavolinën e bisedimeve, ky plan mund të modelohet mirë dhe të nxirret një projekt i mirë për shtetin e Kosovës. Njohja defacto, mospërzirja e dy shteteve në arenën ndërkombëtare”.E në lidhje me mohimin e këtij plani nga krerët e shtetit, Mustafa e quan gabim.

ARKATANA

Ai thotë se Qeveria me ftesën që iu ka dërguar partive opozitare ka dashur t’i njoftojë për këtë plan.“Para dy javësh është quajtur ‘fake neës’. Kryeministri dhe kryeparlamentari e kanë diskutuar me grupin parlamentar dhe kryeministri i ka ftuar partitë opozitare që t’i njoftojë për planin dhe doli që është plan i saktë. Në atë plan ka kompromise të mira por edhe të dhimbshme për Kosovën, por që ekziston. Tash është dhënë mundësia që ky plan të diskutohet edhe në Bruksel, dhe aty mund të përgatitet një ‘brum’ i mirë që të krijohet një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Mustafa për EO.

E njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se me këtë plan, Bashkësia Ndërkombëtare synon t’iu tregon vendeve mosnjohëse që Kosova dhe Serbia e pranojnë njëra-tjetrën.“Nuk e kam lexuar pos asaj që është publikuar në medie dhe ajo është shumë spekulative sa është e saktë dhe zyrtare, prandaj ne mund të flasim hipotetikisht vetëm mbi atë që e kemi parë në medie, dhe atë që e kemi parë, unë mendoj se është një plan solid për Kosovën, pra për të ecur tutje Kosova e jo Serbia, sepse kjo është një lloj kamuflimi i gjithë çështjes që me iu tregu vendeve mosnjohëse që në një farë mënyrë Kosova dhe Serbia e kanë pranuar njëra-tjetrën, pra është shumë mirë e formuluar në aspektin diplomatik që Serbia de-facto e njeh pavarësinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërsa për mohimin e krerëve shtetëror, Arifi thotë se ka munguar koordinimi në politikën e jashtme dhe të brendshme.“Janë dhënë tri opsione, e para nuk ekziston, i dyti ishte që zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se është një plan i dëmshëm pra që është më shumë në favor të Serbisë, dhe në fund del kryeministri dhe thotë se po është një plan shumë i mirë, pra kjo po tregon që Qeveria e Kosovës nuk ka koordinim as në politikën e brendshme e as në të jashtmen”, tha tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.