UBT

Plani “B” i Kadri Veselit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Për ta shmangur bllokimin e foltores së Kuvendit të enjten, Kadri Veseli po planifikon që deputetëve të opozitës t’i jepet fjala nga ulëset e tyre. Nëse as ky plan nuk funksionon, parashihet involvimi i ndërkombëtarëve apo mbajtja e seancave të mbyllura​.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, e ka planin “B” nëse opozita do ta bllokojë edhe të enjten foltoren e Kuvendit në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjeve të fundit të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.

ARKATANA

Burime të gazetës “Zëri”, në Kuvendin e Kosovës, bëjnë të ditur se Veseli fillimisht do të mundohet t’ia japë fjalën deputetëve të opozitës nga ulëset e tyre e jo nga foltorja, në mënyrë që të shmanget bllokimi i kësaj të fundit. Nëse nuk do të funksionojë as ky plan, atëherë kryeparlamentari do t’i drejtohet për ndihmë shteteve të Quint-it si partnerë strategjikë të vendit, duke u munduar që bashkërisht ta gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për funksionalizimin e Kuvendit.

Po qe se as me ndihmën e ndërkombëtarëve nuk do të gjendet zgjidhja, atëherë opsioni i fundit që po diskutohet është zhvillimi i seancave pa praninë e deputetëve të opozitës, derisa këta të fundit të pajtohen për zhbllokimin e Kuvendit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.