ARKATANA

Planet rregulluese puna më e madhe e Drejtorisë së Urbanizmit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit (KPUMM) e ka vlerësuar aktivitetin e drejtorisë së linjës gjatë vitit që shkoi, por i ka lënë asaj kohë deri në takimin e radhës që ta plotësojë raportin e punës, sikurse edhe planin për vitin 2013, pasi që u cilësua i mangët.

Bahrije Mahmuti, drejtoreshë për Urbanizëm, ka thënë se mënyra e prezantimit të një raporti të punës, është çështje e aspektit teknik, ndërkohë që ka nënvizuar aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2012, që kanë qenë të shumta.

Puna më e madhe është bërë te planet rregulluese. Gjatë këtij viti janë miratuar në Kuvend Komunal planet rregulluese për katër zona, “Dheu i Bardhë 1”, “Dheu i Bardhë 2”, “Çezma e Petigocit” dhe “Gllama”, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 182 hektarësh.

Në proces parapërfundimtar janë edhe planet rregulluese për zonat “Livadhet e Arapit”, “Qarku 1”, “Qarku 2”, “Arbëria 1” dhe “Monthith”, në sipërfaqe prej 480 hektarësh. Presim që edhe këto pesë plane rregulluese t`i dërgojmë për miratim në Kuvend Komunal gjatë muajve mars-prill të këtij viti, ka thënë ajo ka thënë Mahmuti.

Ndërkohë do të bëhet propozimi për qasje edhe në zonat e mbetura pa plane rregulluese, ose atje ku duhet të bëhet revidimi i planeve të vjetar urbane, ka thënë Mahmuti. Ajo u shpreh e kënaqur me procesin e planifikimit, duke theksuar se në këtë drejtim qëndrojmë më mirë se shumë komuna tjera.

Ndryshe, ajo ka thënë se DUMM ka kryer edhe 776 shërbime tjera, që prej lejeve urbanistike, lejeve të ndërtimit e deri te pëlqimet urbanistike, duke ofruar edhe shifra e fakte për të gjitha aktivitetet vjetore.

Eco Higjiena

Anëtarët e KPUMM, thanë se raportit i mungojnë shumë të dhëna tjera. Rexhep Kadriu (AAK) dorëzoi një kërkesë prej 12 pikash, që kanë të bëjnë me kërkesat e qytetarëve, raportin financiar të vitit 2012, gjendjen e mjedisit, listën e vendimeve për rrënim të objekteve pa leje, ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore dhe të tjera, kërkesa këto që në parim u mbështetën edhe nga disa anëtarë tjerë të kësaj trupe komunale.

Drejtoresha Bahrije Mahmuti u zotua se do t`u përgjigjet me shkrim të gjitha kërkesave të parashtruara nga Kadriu dhe të tjerët, të cilat i përkasin fushës së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, ndërkohë që sa u përket rrënimeve të objekteve pa leje tha se janë përgjegjësi e Inspektoratit.

Mahmuti nënvizoi se qytetarët kanë qenë pjesë aktive në procesin e hartimit të planeve rregulluese. Ne e kemi bërë të duhurën dhe të mundurën në raport me qytetarët, ka thënë ajo.

Florina Zymberi, kryesuese e KPUMM tha se me planet rregulluese, asnjëherë nuk do të jenë të kënaqur të gjithë qytetarët, por duhet të merret parasysh dhe të dominojë interesi i përgjithshëm. “Pa kundërshtime, nuk ka zhvillim”, ka thënë ajo, duke u ndërlidh me vërejtjet e disa prej anëtarëve të Komitetit sa i përket raportit të punës si dhe planit për vitin 2013.

Zymberi e përgëzoi drejtorinë për punën që ka bërë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që tha se 2013-ta do të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.