Eko Higjiena

Planet e mëdha të Schalkes për Donis Avdijajn

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shënon rregullisht dhe natyrisht përcillet nga skuadra e tij Schalke 04.Fjala është për talentin e jashtëzakonshëm shqiptar Donis Avdijaj për të cilin ka folur drejtori sportiv i Schalkes, Gerhard Zuber.

Zuber ka treguar se në verë klubi e ka në plan të ulet dhe të bisedoj me Avdijajn për të ardhmen e tij, pasi djaloshi nga Istogu është i huazuar tek Sturm Graz.

“Donisin e kam parë për herë të fundit në fushë ndaj Grodig. Kur e shoh në stadium, ai shënon gjithmonë”, u shpreh drejtuesi i Schalkes.

“Ai është një lojtar i veçantë, me një nuhatje të pabesueshme para porte. Statistikat e tij te të rinjtë ishin gjithmonë të jashtëzakonshme”.

Fundamenti

“Ne duam më të mirën për të rinjtë tanë, ndaj menduam se aktivizimi ishte i rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse u vendos për huazimin e tij, sepse ishte i rëndësishëm për zhvillimin si futbollist”.

“Ky shembull mund të ndiqet edhe në të ardhmen nga klubi. Ndërsa në verë, do të ulemi bashkë me Donisin për të vlerësuar me qetësi situatën”, deklaroi Zuber.

Këtë edicion Avdijaj ka qenë për një kohë i lënduar, mirëpo ka arritur t’i shënoi tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime me fanellën e Sturm Grazit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.