Mobi Casa

Plan për zbatimin e marrëveshjes për Telekomin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas disa muajsh vonesë, Bashkimi Evropian ka arritur që ta ulë palën serbe në tryezën e bisedimeve për të nisur fazën përgatitore për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për telekomin e cila është arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2013.

Që nga kjo kohë, pala serbe i ka ikur përgjegjësive të marra dhe ka hezituar ta nisë zbatimin, por pala kosovare ka kërkuar në vazhdimësi dhe ka insistuar te Zyra e Baroneshës Catherine Ashton që të nisë zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

RCCOLA

Të mërkurën gjatë gjithë ditës ekipet dialoguese nga Kosova dhe Serbia kanë diskutuar rreth hartimit të planit për zbatimin e marrëveshjes për telekomin.

Zv/kryeministrja Edita Tahiri, pas takimit në Bruksel, ka thënë për Tribunën se me miratimin e planit për zbatim hapet rruga për fillimin e zbatimit të marrëveshjes që i mundëson Kosovës marrjen e kodit telefonik ndërkombëtar nga ana e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU vijon.)…(Tribuna)