Hidromorava

PLAN-i

/ 14 minuta lexim
Fundamenti

Nga Arsim Sinani – Ka ndonjë plan për çështjen e Kosovës apo është një politikë e stisur nga Moskva e aleatët e saj nëpërmjet lobimit në Uashington? , është një pyetje që shpesh ia parashtrojmë njëri tjetrit këto ditë të rrethimit nga virusi Korona. Përtej lojës politike në Kosovë doli në pah një ndërhyrje e nxitur nga pjesa më jokredibile e politikës në Kosovë. Kastat e vjetra që nga koha e monizmit jugosllav mbështetur edhe nga politikanët që qeverisën me Kosovën, e demontuan në pjesën e parë të epizodit ‘joshpresë për Kosovën, gjeneratën e cila erdhi me shtytjen se do ta ndryshojë keq-qeverisjen në vend. S’do mend se kjo kastë e cila një kohë të gjatë e ka qeverisur Kosovën nuk është mësuar që të veprojë në opozitë pa i pasur në dorë instrumentet që shteti ti mundëson. Në Kosovë humbi edhe xhentllimenllëku që në vende demokratike u jepen qeverive, 100 ditë. Në Kosovë që nga minuti i parë në mënyrë të organizuar u sulmua qeverisja e Albin Kurtit, me të gjitha mjetet, pa pasur asnjë të drejtë e aq më pak të drejtë morale sepse ishin po këta që deri dje kishin qeverisur keq. Kjo flet mjaft për fizionominë politike që e ka sot Kosova dhe institucionet e saja dhe për cështjen se aty ka nevojë për një ndërhyrje të gjatë për ti shëruar plagët që ia kanë krijuar qeverisjet e kaluara.

Në këtë tregim u përzie edhe politika amerikane apo thënë më mirë e më qartë një pjesë e adminsitratës amerikane me në krye ambasadorin Grenell, i cili dorën në zemër anoi dhe bëri edhe më shumë përthyerje mes subjekteve politike shqiptare në Kosovë, të cilat subjekte edhe pa Grenellin janë mjaft të konfrontuara me njëra tjetrën, herë për krahiarizëm, herë për patriotizëm, herë për elegji, herë për erë tenderi, herë për autokraci e qeverisje në bazë finsore e krahinore. U pa në këtë betejë kundër Albin Kurtit edhe një element krejt i ri, xhelozia e sëmurë krahinore dhe krejt kjo në mungesë të argumenteve politike.

Albin Kurti qenka me preardhje nga Mali i Zi dhe sipas kësaj logjike jo shumë i takon të merret me cështjen e Kosovës. Kjo logjikë ka filluar realisht të zhvillohet në Kosovë pas pavarësisë dhe nëse e shikoni kjo vërehet edhe në raportet me Shqipërinë, një ç’akordim në politikë duke u mundu në këtë mënyrë që të krijohet një pavarësi në arenën ndërkombëtare pa një strategji të mirrëfilltë shqiptare në politikë të jashtme. Kjo logjikë e dëmton shumë mentalitetin e qytetarit shqiptar tipik të Kosovës i cili shquhet për nga fisnikëria, bujaria, dashuria për vendin dhe njëri tjetrin dhe kjo qasje e xhelozisë ska fare të bëjë me tiparet e një shqiptari të Kosovës, është atipike. Por kjo qasje u zhvillua nga një krahinarizëm politik i cili pasi e zhveshi Kosovën nga të mirat e saj nëpërmjet këtyre tezave dëshiron që ta arsyetojë dështimin, në shtet, qeverisje dhe në institucionet e saj. Nuk mundesh në të njejtën kohë edhe të jesh patriot edhe ta vjedhësh arkën e shtetit, gjë që i ndodh Kosovës nga 1992 e deri kur erdhi Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Qytetari u la aq keq dhe pa përkujdesje si në këtë kohë sot, kur arka e shtetit u gjet e zbrazët për shkak se paratë janë keqmenaxhuar dhe përdorur pa sens për teke të individëve të cilët janë më të zëshëm sot, për ta demontuar shpresën te qytetarët e Kosovës. Kjo logjikë është një qasje e gabuar pasiqë në një vend demokratik edhe ndërkombëtarët do të lipsej të mbështesnin forca të cilat qeverisin me shtetin dhe punojnë për qytetarin në mënyrë të ndershme. Te rasti i Kosovës u pa se kjo nuk vlen, vazhdohet që të mbështetet një gjeneratë e cila e terrorizoi popullin e Kosovës, e tenderizoi, e rropi dhe e solli në këtë gjendje që e kemi sot.

Këtu miqtë tanë ndërkombëtar do duhej ta shihnin me kujdes, duan qeverisje e cila punon për të mirën e qytetarit apo duan një oligarki e cila nuk respekton asnjë normë demokratike dhe në momentin më të parë e shkarkon në mënyrë të orkestruar Qeverinë për shkak të tekeve dhe për kinse se nuk janë dëgjuar sygjerimet e amerikanëve. Këtu ia kemi borxh opinionit por edhe miqve tanë amerikanë tua parashtrojmë një pyetje: Cfarë elitash politike doni në Kosovë si këto deri dje për të cilat na thonit se janë të korruptuara? Apo doni elitë e cila punon për Kosovën?. Këtë se kam të qartë pasi ka kndërthënie në këto teza nga veprimet konkrete. Nuk mundem ta kuptoj se si një Sërbi e cila e gjakosi Ballkanin posacërisht Kosovën sot tolerohet dhe mbështetet financiarisht, i hapen dyert pa kushte specifike për në BE, ka një qasje ledhatuese nga SHBA. E po kjo Sërbi natën vazhdon por edhe ditën të armatoset e të kërkojë ndihmën e Rusisë. Por këtu su tha edhe një cështje kushtet e Kosovës në raportet me Sërbinë në kohë kur nuk ndalet ofenziva diplomatike e Sërbisë për ç’njohjet e Kosovës. Kjo është e pakuptueshme pasi edhe derisa flasim sot nuk e kemi asnjë sërb të dënuar për atë që e bëri në Kosovë dhe po kësaj Kosove i kërkohet të bëjë veprime në dëm të vetvetes, duke ia hequr sovranitetin për të cilin aq shumë ka investuar Perëndimi. Duhet thënë se ambasadori Grenell luajti keq, posacërisht në kohën kur i bëri trysni Qeverisë së Kosovës ishte moment i gabuar dhe për fatin e keq i dha një goditje demokracisë së brishtë të Kosovës. Për fatin e keq të ambasadorit Grenell politikanët të cilët i gjeti për këtë ndërmarrje, reputacioni i tyre është në rrënie e sipër dhe nuk cojnë peshë, këtë besoj e ka marrë si mesazh nga qytetari i Kosovës.

Mendoj se më së miri dhe përgjigje më të qartë ambasadorit Grenell i ka dhënë Eliot Engel, i cili tha se duhet rishqyrtuar kjo politikë e cila i dëmton marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Pas deklarimit të Grenellit dje, e tash edhe deklarimi nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresit amerikan Eliot Engel, lidhur me relacion ndaj Kosovës, deklarata këto, që në fakt, shpalojne kundërthënie ndaj kësaj çështjeje ( e lexueshme si mospajtim i Kongresit ndaj administratës së shtetit). Tani shihet se kongresmeni Eliot Engel shpejtë do ti bëjë thirrje ambasadorit Grenell t’a sqarojë pozicionin e tij në komisionin e politikës dhe punëve të Jashtme të Kongresit amerikan, sa i përket relacionit ndaj Kosovës. Ky është lajm I mirë për shqiptarët dhe për ndalimin e planit për mbyllje të cështjeve symbyllur.

Loja me ndjenjat amerikane në raport me qytetarin shqiptar në Kosovë është shumë e pshtirë pasiqë nuk mund ta gjeshë as edhe një shqiptar të vetëm që është antiamerikan, por duhet gjetur etimiologjinë e kësaj çështjeje dhe duhet thënë se ky antiamerikanizëm nuk erdhi si rezultat i shqiptarëve, por i faktorëve tjerë si ai rus e sërb që më të madhe kanë lobuar në Uashington dhe kjo dihet tash shumë mire se kush qëndron pas kësaj loje.

Mobi Casa

Gjeneza tjetër e një çështjeje që do analizë është shpërndarjeje e lobit shqiptar në SHBA, duhet të kërkohet edhe mes nesh arsyja se si e kemi lejuar një rrjedhje të lirë të forcës së lobit tonë në SHBA si një aset shumë i rëndësishëm e që nuk është bërë doktrinë shtetërore gjithëandej ku jetojnë shqiptarët, dhe këtu shihet se edhe lobimi ynë ka munguar kohët e fundit atje dhe kjo kërkon një qasje më serioze pasiqë te politika e jashtme ka cështje shumë për tu dëshiruar. Duhet parë mundësinë që lobi ynë të mbështet atje me të gjitha mjetet pasiqë tash është e pafalshme duke eksistuar shteti mos të ketë një mbështetje dhe kultivim e ndikim të lobit tonë që në cdo kohë ishte garantuesi i lirisë tonë. Kjo kërkon ndërhyrje të shpejtë dhe ndërtim të doktrinës që shqiptarët atje e kanë, por, duan përkujdesje dhe koordinim ndër shqiptar.

Sa për akuzat që i bëhen Albin Kurtit gjithëandej them se kërkojnë një përgjigje të qartë e të thuktë. Albini është i majtë, Albini është komunist, Albini është kështu apo ashtu deri te teza se Abini është antiamerikan. Nëse i shikojmë se nga vijnë këto goditje kuptohet edhe qëllimi i tyre, një orkestrim i një kaste e cila është në shërbim të politikës e cila deri dje qeveriste dhe që ka krijuar një strukturë mediale dhe njerëzore e cila godet në mënyrë konjukturale pa kriter, pa argument, pa sens. Analistë e gazetarë, media që ekspozuan një mllef të paparë kundrejt Albin Kurtit i kuptoj si një përpjekje e një elite e cila është në ikje e sipër dhe kërkon amnesti për veprimet veta. Në këtë dështim dëshiron që ta infektojë e tërheq edhe Albin Kurtin dhe mentalitetin e ri që ai e ka proklamuar fortë se don shtet, i cili, është funksional pa asnjë shenjë të keq-qeverisjes. Prandaj, edhe është krijuar opinioni i tillë, i cili, dëshiron të gjithë t’i etiketojë me të keqen, si simbol i mënyrës së qeverisjes ndër shqiptarët. Albin Kurtin për ta kuptuar më mirë ata që duan ta kuptojnë, përfaqëson modelin që e dua vetë për veten dhe familjen e shoqërinë shqiptare, që nuk bën kompromise me ndershmërinë dhe shtetin. Pastaj shtrohet dilemma, si ka mundësi që gjithëandej nëpër studio televizive ftohen njerëz dhe ushtar të cilët asessi nuk lejuan zhvillimin e tezave të kësaj mirëqeverisjeje, duke e demonizuar këtë koncept, pasi e shihnin se ardhja e këtij mentaliteti do ndikojë fortë kudo ku jetojnë shqiptar. Pasi qytetari shqiptar është i lodhur nga kjo kastë që qeveris pafund pa një drejtim të qartë dhe me vision kah duhet të shkojnë shqiptarët në vitet në vijim. Fatkeqësisht këto klane politike që i shërbejnë grupeve të caktuara nuk lejojnë asesi konfrontim të ideve dhe koncepteve, prandaj, edhe kemi njëmendësi në komunimin publik, e politik ndër shqiptar. Modeli i shqiptarit të pa-ditur dhe servil që mbrn atë që ska asnjë bazë promovohet, krejt kjo për ta penguar modelin që e duan shqiptarët, mirëqeverisjen, doktrinën, filozofinë politike shqiptare.

A lbin Kurti u sulmua ashpër me të gjitha mjetet e mundshme politike nga dita e parë në drejtimin e Qeverisë së Kosovës dicka e paparë në ndonjë vend demokratik. Por realisht ky është fillimi i konfigurimit politik në Kosovë. Fat i mirë i kësaj historie është se votuesi do ti ndëshkojë të gjithë kalkulantët e inzhineringut të së keqes që e pllakosën kështu Kosovën. Fundja është votuesi ai që vendos, nesër, pas pandemisë, padyshim për qeverisjen e Kosovës. Beteja politike vazhdon dhe përcaktues në këtë process vendimtar do të jetë qytetari i cili sot u keqpërdor nga kasta e vjetër e cila shtetin e don vetëm për vete dhe rrethin e vetë vicioz, Vetëvendosje sot humbi me numra bashkë me komunitetin e instrumentalizuar sërb i cili votoi me sustë, i komanduar nga Vuçiqi dhe Qeveria sërbe. Por, nesër, Vetëvendosje do të kthehet si lum që t’a ndryshojë fizionominë politike të Kosovës, sepse nëse ka plan për ndarjen e Kosovën, tanimë edhe shqiptarët në Kosovë e kanë planin e tyre, e ky është Albin Kurti që me të drejtë do ta ndërtojë filozofinë e qeverisjes, e cila është është një proces që si fund do ta ketë pranverën e kthesës shqiptare. Pengimin e planit të ndarjes e paguajti këtë herë me mosbesim, por kjo është pjesa e parë e lojës.

Pse e quajta shkrimin tim Plan cila është arsyeja ?. Brenda planeve të planifikuara mirë është që të bëhen marrëveshje për Kosovën, por të cilat nuk do të ishin në dëm të Kosovës dhe nesër pasojat do ti bartnim ne, në të ardhmen tonë si shoqëri. Brenda këtij Plani sikur ka edhe një plan I dytë ky që donte përmbysjen e verdiktit të qytetarit, që mos të ketë qeverisje të fortë, qeverisje e cila e lufton krimin, korrupcionin, kriminalitetin, keq-memaxhimin, kapjen e shtetit, konfliktualitetin, krizën, konfuzionin, klanizimin e shoqërisë etj. Krejt kjo një plan mirëi organizuar për t’ua shuar shpresat qytetarëve se mund të jetojnë në Kosovë, mirë, e me perspektivë. Plan e quajta këtë shkrim edhe për arsyen sepse rastësisht del edhe akronimi i partive që e rrëzuan Qeverinë e Kosovës, por që nuk arritën ta ngulfasin zërin e qytetarëve të Kosovës, të cilët i dërguan sinjal Perëndimit se duan demokraci, e jo autokraci.

Plani tash për tash dështoi fal Albin Kurtit, por shqiptarët në Kosovë kanë edhe shumë punë për ta demontuar planin afatgjatë të Sërbisë, e cila u ngrit mbi mite të rrejshme duke e ndërtuar doktrinën e saj mbi plane për ndarje të Kosovës e për gjeopolitikë në rajon,

Zëri i tenxhereve të qytetarëve në tërë Kosovën është një mesazh i qartë dhe mbështetës për zgjidhje racionale që u bëjnë mirë të gjithëve, e asesi u tha nëpërmjet kësaj zhurme mos të kënaqen apetitet e Sërbisë, të cilës tash për tash i mbeti shishja e shampanjës e hapur, pasi plani i dështoi që të imponojnë tinzakërinë e saj të qartë të ideologëve si: Ivo Andriqit, Garashanini, Dobrica Qosiqi, Millosheviqi. E Aleksandër Vuçiqi dështoi edhe njëherë që të fitojë në gjeopolitikën e marrëzive sërbe dhe iu pamundësua të realizojë planet e tij dhe fatmirësisht, tapa e shishes së shampanjës i mbeti në dorë bashkë me planet e tij për ndarjen e Kosovës, pasi zëri i tenxhereve në Kosovë shpërtheu dhe e vizatoi fotografinë e planit të vetë, se kah duhet të shkojnë shqiptarët e Kosovës, drejtë Perëndimit, e larg Lindjes kah synon të na tërheq Sërbia.