FITORJA

Plaku 80 vjeç kalon 17.000 km me autostop

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rruga e gjatë, nga Anglia në Afrikë të Jugute ka çuar atë nëpër 21 shtete dhe në tri kontinente

Mike Howwitt ka bërë plot 17 mijë kilometra autostop për të çuar në vend kujtimin e të shoqes së vdekur. Në fakt ai, me hirin nga urna e bashkëshortes, Diana ka ecur plot 56 ditë në Afrikën e Jugut për ta shpërndarë atje në Kapetown.

Shumë më marrin për të çmendur, dhe ndoshta kanë të drejtë”, thotë ai dhe shton se nuk i bën shumë përshtypje se çfarë mendojnë të tjerët për të.

Nga mesi i shtatorit ka marrë një letër me mbishkrimin “Cape Town” në dorën e majtë, është ndalur skaj rrugës në Leicester duke e mbajtur gishtin e madh të dorës së djathtë lartë.

ARKATANA

56 ditë më vonë, me 17 mijë kilometra që i ka lënë mbrapa vetes, plaku vital ka arritur në cak. Rruga e gjatë e ka çuar atë nëpër 21 shtete dhe në tri kontinente. Këtë rrugë ai e ka bërë me automobila, me kamionë, me tragete mandej me riksha dhe me karroca kuajsh.

Howitt thotë se gjatë këtij rrugëtimi unikal ka njohur njerëz të mrekullueshëm dhe ka fituar përvoja të shumta që do ta pasurojnë jetën e tij. Kështu, ai flet me adhurim për qytetin e gurtë, Petra në Jordani, pastaj për një natë nën qiellin me yje në Sudan, kur nuk kishte mundur të gjente vend për të fjetur. Në Afrikë atij i është dashur edhe t`i paguante ata që e merrnin në veturë.

Në Cape-town Howitt ka derdhur hirin e të shoqes së vdekur dhe pastaj ka mbledhur të holla për të ndihmuar shtëpinë epleqve në Leicester ku bashkëshortja i kishte kaluar orët e fundit.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.