FIDANISHTJA

Plagosje me armë zjarri në Kamenicë, arrestohen tre persona

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Kamenicë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar lidhur me rastin.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 9 maj 2026, rreth orës 23:10. Viktima, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe menjëherë i është ofruar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, po ashtu meshkuj kosovarë. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hidromorava

Ndërkohë, i dyshuari i tretë, i cili dyshohet për “Moslajmërim të veprës penale apo kryesve të saj”, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka konfiskuar armën e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.