Uji Dea

Plagos gruan dhe porosit vrasjen e babait të saj në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Para rreth tri vitesh, duke e goditur me thikë i kishte shkaktuar ish partneres së tij plagë të rënda, me rrezik për jetën – ndërsa sot, me këmbë dhe duar të lidhura me pranga, kosovari 27 vjeçar ka qëndruar para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Andelfingen.
Veç për plagosje ai akuzohet edhe për urdhrin që e ka dhënë përmes telefonit, nga burgu hetues për vrasjen e babait të ish të dashurës së tij. Vrasja, për fat, nuk ka ndodhur.

Plagosja ka ndodhur më 26 mars 2012 në Märwil të kantonit Thurgau.

Pasi e ka goditur dy herë me thikë në bark, ai e ka shëtitur rreth një orë e gjysmë me makinë ish partneren e plagosur rëndë dhe vetëm pas kësaj e ka dërguar atë në spital, në St. Gallen.

Pak orë më vonë ai qe arrestuar dhe është mbajtur në paraburgim.

Mobi Casa

Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar veprën. Por, “nuk kam dashur t`i shkaktoj plagë ish partneres. Kam dashur vetëm ta frikësoj”, ka thënë ai para trupit gjykues.

Krahas plagosjes ai akuzohet edhe për “porosinë” për vrasje të babait të ish partneres, i cili jeton në Kosovë.

Këtë porosi ai e kishte dhënë gjatë telefonatës me një të afërm të tij. Vetë posedimi i telefonit në burgun ku ka qëndruar kosovari ka qenë rreptësisht i ndaluar, kështu që edhe futja e telefonit në qelinë e burgut në këto rrethana është vepër e dënueshme. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.