Mobi Casa

Plaçkiten shtëpitë e shqiptarëve në Zvicër

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Grabitësit në Zvicër nuk kanë kursyer edhe shtëpitë dhe apartamentet e shqiptarëve. Policia zvicerane në Sankt Gallen ka raportuar për 97 vjedhje nga grupe të organizuara të grabitësve gjatë javës së kaluar.

Siç bëhet e ditur, dyshimet janë mbi grupe kriminale bullgare dhe rumune që veprojnë në Zvicër.

Në qytetin e Sankt Gallenit është thyer edhe banesa e Afërdita Q, një shtetase kosovare 30 vjeçare, të cilës grabitësit i kishin vjedhur stolitë e arit me vlerë prej afro 4.000 franga.

Ajo thotë se grabitësit nuk kanë lënë anash as arkën e vogël të vajzës së Afërditës, e cila po mbushte atë me monedha hekuri.

Hidromorava

“Nuk më shqetëson grabitja e arit, por kemi frikë se një ditë këto grupe kriminale do të thyejnë dyert derisa jemi në gjumë dhe të ndodhë më e keqja. Kjo na brengos më shumë dhe kemi frikë”, ka theksuar Afërdita, raporton INA.

Një grabitje e çuditshme dhe e frikshme ka ndodhur në punëtorinë e një mërgimtari shqiptar, i cili është i punësuar në një mishtore në Sankt Gallen.

“Në mishtore ata nuk kanë gjetur para, por na çudit fakti se si kanë grabitur të gjitha thikat me vlerë”, theksoi Fadil.B.

Hans-Peter Krosi nga Policia kantonale në Sankt Gallen shpjegon se grabitjet kanë arritur maksimumin e regjistruar ndonjëherë në këtë kanton. Ai ka ftuar popullatën për ndihmë për të kapur autorët apo personat e dyshimtë.