RCCOLA

“Plaçka” e mantelbardhëve

/ 2 minuta lexim

Në shikim të parë të duket thjesht një shtëpi banimi për një familje, por brenda saj me qindra pacientë operohen. Rruga për tek ajo është plot gropa, e paurbanizuar, në periferi të Prishtinës. Nga e gjithë Kosova shumë pacientë, kryesisht vajza të reja operojnë hundën.

Nuk ka shumë procedura, pret në rend për t’u futur në sallën e operimit, e cila është në katin e dytë, më pas të fusin në një nga dhomat, dhe pak orë pasi të kthjellesh nga anestezioni, të kërkojnë të bësh pagesën dhe të thonë se “shlirë mund të ikësh për në shtëpi”.

Pacientet, E.D. bashkë me shoqen e saj A.K., emra të njohur për redaksinë, para disa muajve kanë operuar hundën në spitalin privat të ORL-së “Otrila”, secila ka paguar nga 1000 euro. Ato janë operuar njëra pas tjetrës brenda ditës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

RCCOLA

“Pak orë pas operimit, mjeku iki në shtëpi dhe infermierja e vetme në spital na tha se mund të shkojmë nëse duam në shtëpi”, tregojnë ato. Dhe me të kryer pagesën për të cilën nuk kanë marrë asnjë dëshmi (kupon fiskal), ato me fasho në hundë kanë dalë nga ky spital.

“Kur paguam, na tregoi infermierja se në këtë çmim hyn edhe një natë fjetje në spital, por na thanë se edhe mund të shkojmë në shtëpi, dhe të kthehemi pas një javë për kontroll”, tregon E. D.

Lirim Ukimeraj, pronar i spitalit ditor ORL “Otrila”, pranon se në aspektin vizual objekti ku punon ngjason me një shtëpi normale, mund të duket jo mirë, por thotë se ka plotësuar kriteret e përcaktuara nga MSH-ja për licencë…. (“Zëri”)