Eko Higjiena

Pjeshka si ilaç popullor: Binduni në fuqinë e saj

/ 2 minuta lexim

Një periudhë të gjatë kohore pjeshka ishte quajtur ‘mollë persiane’. Pjeshka është e lëngshme dhe e shëndetshme. Në të hasim sheqer, karotinë, acide të pemëve, proteina, niseshte, përbërës mineral, vitamina A, B, C dhe hekur.

Është burim për vitamina të shumta, ndikon pozitivisht te problemet me akne, anemia, astma, sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e dhëmbëve dhe sipërfaqes së gojës, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitisi, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, ekzema, mundimet dhe të vjellat, nervozizmi.

Me rëndësi është të theksohet se niveli i kaliumit dhe natriumit është shtatë me një, prandaj kjo pemë është shumë e shëndetshme për të gjithë ata që kanë telashe me të ënjturat.

Hidromorava

Studimet shkencore dëshmojnë se kjo pemë magjike shton pjellorinë te meshkujt, ul shtypjen e lartë të gjakut si dhe parandalon kancerin.

Falë vitaminës B2, e nevojshme për ruajtjen e shikimit të mirë, ofron edhe dukje të butë dhe elastike për një dukje të përtërirë. Pjeshka sidomos u preferohet fëmijëve në zhvillim, sepse vitamina B2 është përgjegjëse për rritje dhe zhvillim cilësor.

(Kosova Sot)