Hidromorava

Pjeshka si ilaç popullor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për një kohë të gjatë pjeshka është quajtur “mollë nga Persia”. Fryti i pjeshkës është i lëngshëm dhe i shëndetshëm. Ka sheqer, karotinë, proteina, niseshte, përbërës mineral, vitamina A, B, C dhe hekur. Përdoret në ushqim, industri dhe mjekësi.

Njihet në mjekësinë popullore si preparat për pastrimin e zorrëve. Ndikon mirë te aknet, anemia, astma, sëmundjet e dhëmbëve dhe sipërfaqes së gojës, sëmundjet e zemrës, bronkitisi, enët e gjakut, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, ekzema, nervozizmi. Studimet shkencore tregojnë se kjo pemë magjike shton pjellorinë te meshkujt, ul shtypjen e lartë të gjakut, parandalon përparimin e kancerit.

Eco Higjiena

Falë vitaminës B2, ndihmon në ruajtjen e shikimit, ofron lëkurë të butë dhe elastike dhe ndikon në përgjithësi të keni dukje të përtërirë. Pjeshka ju preferohet fëmijëve në zhvillim sepse vitamina B2 është përgjegjëse për rritje dhe zhvillim. Ndikon mirë edhe te pagjakësia, për sëmundjet e zorrëve. Lëngu i pjeshkës ju preferohet njerëzve që vuajnë nga aritmia e zemrës, atyre me sistem të ndjeshëm nervor, si dhe për pastrimin e organizmit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.