KKVITI

Pjeshka ndihmon kundër majasëllit, por jo vetëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjethet shfrytëzohen në formë çaji për forcimin e mëlçisë dhe të lukthit, si dhe për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes

Fruta e pjeshkës është shumë e shijshme.

Prej saj përftohet një shurup shumë i mirë që kuron ethet dhe shuan etjen. Gjithashtu ajo është edhe një rigjenerues i mirë i mëlçisë. Pjeshka përmban shumë vlera ushqyese si: vitaminë C, B1, B2, PP, rreth 10% sheqer, acide organike, pektinë etj. Në mjekësinë popullore veç frutës së pjeshkës përdoren edhe gjethet, lulet dhe farat e saj, transmeton Gazeta “Zëri”.

Mobi Casa

Gjethet shfrytëzohen në formë çaji për forcimin e mëlçisë dhe të lukthit, si dhe për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes. Të gjitha pjesët e bimës së pjeshkës kanë shije të hidhur për shkak të acidit cianhidrik që përmbajnë, përveç kësaj pjeshka ndihmon edhe ata që kanë probleme me majasëllin.

Merrni thelbin e 40 pjeshkave të pjekura mirë dhe kaurdiseni si kafe. Masa e përftuar shtypet mirë derisa të bëhet një pluhur i imët. Një pjesë e këtij pluhuri zhytet në vaj ulliri dhe përgatitet një pomadë, që përdoret për lyerje nga jashtë. Pjesa tjetër e pluhurit përzihet me 1 kg mjaltë, 9 të verdha vezësh dhe 30 g lule squfuri.

Nga ky ilaç i sëmuri merr tri herë në ditë nga një lugë gjelle. Përveç kësaj, pjeshka ndihmon edhe për kurimin e bronkitit, sëmundjet e barkut, gjakderdhjet, sëmundjet e mëlçisë etj./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.