Pjeshka, fruti magjik i lëkurës dhe shëndetit

/ 2 minuta lexim

Pjeshkat janë fruta, të cilat kanë origjinë nga Kina përafërsisht 8000 vite më parë. Krahas shijes së tyre të mirë, ato kanë shumë përbërës, të cilët kanë efekte të mëdha pozitive për shëndetin e njeriut.

Disa nga benefitet e pjeshkave janë:

1. Përmbajnë vlera ushqyese dhe antioksidant– Pjeshkat janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe veti të tjera ushqyese. Vetëm një pjeshkë mesatare përmban 58 kalori, 1 gram proteinë, 2 gram fibra, vitaminë C, vitaminë A dhe 14 gram karbohidrate.

Pjeshkat gjithashtu përmbajnë magnez, fosfor dhe hekur. Në një eksperiment të bërë, lëngu i pjeshkës pati efekt në njerëz vetëm 30 minuta pas konsumimit.

2. Ndihmojnë tretjen– Pjeshkat përmirësojnë tretjen e ushqimeve. Me anë të përbërësve siç janë fibrat, ato mundësojnë një tretje më efikase duke e stimuluar sistemin tretës të funksionojë më mirë.

KKGJILAN

3. Përmirësojnë shëndetin e zemrës– Duke konsumuar rregullisht pjeshka, ju mund ta përmirësoni shëndetin e zemrës. Përbërësit aktiv të pjeshkës kanë aftësi ta ulin shtypjen e gjakut, nivelin e kolesterolit dhe të mundojnë qarkullim më të mirë të gjakut në organizëm.

4. Mbrojnë lëkurën– Përpos efekteve të tjera shëndetësore, pjeshkat ndikojnë pozitivisht edhe në lëkurë. Ato përmirësojnë teksturën e lëkurës si dhe parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultra-vjollcë.

5. Parandalojnë disa tipe të kancerit– Si shumica e frutave, edhe pjeshkat mund të ofrojnë mbrojtje ndaj disa tipeve të kancerit. Ato përmbajnë polifenole, të cilat janë antioksidantë që parandalojnë rritjen e kancerit si dhe përhapjen e tij.

Në përgjithësi, ashtu sikur shumë fruta të tjerë, edhe pjeshkat janë të domosdoshme për një shëndet më të mirë. /Gazeta Express/