RCCOLA

Pjeshka dhe dobitë e saj për shëndetin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gjitha pjesët e bimës kane shije të hidhur, sepse përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaqëm.

Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10 për qind sheqerna, acide organike, pektine, vitamine C dhe R me shumice, sasi të pakta provitamine A, vitamine B1, B2, PP, kripera minerale, lende aromatike etj.

Pjeshka këshillohet të përdoret gjate tre muajve të pare të shtatzënësisë sepse ndikon në ndërtimin e një lëkure të shëndetshme të fëmijës dhe zhvillimin e tij.

Eco Higjiena

Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në forme çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjës së të bardhave, kundër hemorragjive dhe hemoroideve.

Gjithashtu, në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbeve që janë acaruar. Lëngu i frutave (i thelpinjve) të pjeshkës, me pamjen e qumështit, është përdorur prej kohe kundër sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut.