UBT

Pjesëtarët e FSK-së dhurojnë gjak për Spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sot në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në njësinë e Transfuzionit ka filluar aksioni për dhurim të gjakut nga pjesëtarët e Batalionit të parë, gjegjësisht Brigadës për reagim të shpejtë të FSK-së. Ky aksion do të vazhdoj edhe 2 ditët e ardhshme.

Siç deklaron eprori i FSK-së Major Rabit Dermaku për këtë aksion humanitarë janë lajmëruar mbi 46 pjesëtarë të FSK-së pranë këtij Batalioni, për dhënie vullnetare të gjakut.

Gani Dilaveri rreshter Major, pranë këtij Batalioni poashtu deklaron se ky është viti i pestë që pjesëtarët e FSK-së të kësaj brigade japin rregullisht gjak në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për pacientët që kanë nevojë.

RCCOLA

Drejtori i SRGJ-së Abdyllatif Latifi falënderon pjesëtarët e kësaj njësie të FSK-së për ndihmën e dhënë. Njëherit ai thekson se kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e FSK-së i dalin në ndihmë me dhurimin vullnetar të gjakut pacienteve të SRGJ-së.

Kjo është një ndihmë shumë e madhe kur dihet që nevoja për gjak është shumë e madhe për pacientët e këtij spitali thekson Latifi njofton zëdhënësi i SRGJ-së Selami Kurteshi./rajonipress/