Pjesëmarrje masovike në zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tashmë jemi në fundin e zgjedhjeve të strukturave nëpër nëndegë dhe po vërehet dukshëm entuziazmi i madh i qytetarëve të Gjilanit për të rikthyer Partinë Demokratike në Gjilan të parën në këtë komunë.

Në tri kuvendet e fundit që janë mbajtur mbrëmë, kanë marr pjesë mbi 700 delegat, dhe vlen të përmenden dy kuvendet madhështore në Velekincë dhe Arbëri (lagjja XXI) ku në se cilën të pranishëm ishin rreth 300 delegat.

Eco Higjiena

Nga 41 kuvende të mbajtura nëpër nëndegë deri më sot kanë marr pjesë rreth 4000 delegat dhe deri në fund pritet që kjo shifër të arrijë 4500 deri 5000 delegat.

Dekada e Re është platforma e cila po përkrahet nga të gjithë pa dallim moshe apo gjinie, prandaj Partia Demokratike në Gjilan me përfundimin e zgjedhjeve të brendshme do të rikthehet fuqishëm dhe bindshëm e para thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/