UBT

Pjepri ndihmon pastrimin e veshkave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mes frutave më të dashura dhe më të shëndetshme është pa dyshim pjepri.

Një fetë pjepër garanton freski, shuarjen e etjes dhe na jep vitamina, transmeton “Zeri.info”.

Pjepri ka një sërë vetish për trupin tonë, pasi ndihmon edhe veshkat për t’u pastruar.

Hidraton trupin

Pjepri i bën mirë trupit, pasi përbëhet në masën 90% nga uji, element shumë i rëndësishëm për të luftuar dehidratimin gjatë verës.

LEXO EDHE: Provojeni këtë recetë dhe kurrë më nuk do të vuani nga dhimbjet e shpinës dhe nervit shiatik!

Është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe mbi të gjitha vitamina A dhe C.

Ndihmon veshkat dhe aparatin tretës

RCCOLA

Falë përqendrimit të madh të ujit, kjo frutë ndihmon personat që vuajnë nga problemet në veshka.

Ndër të tjera është një frutë laksativ dhe rregullon aparatin tretës për gjithë ata që vuajnë nga fryrja e stomakut.

I bën mirë trurit dhe lufton osteoporozën

Pjepri përmban vitaminë B2, e cila e mban trurin të ri, si dhe e relakson nga stresi.

Pjepri përmirëson edhe gjumin.

Lufton osteoporozën në sajë të vitaminës B6, e cila përmirëson shikimin dhe ndihmon dhëmbët dhe kockat.

Parandalon infarktin

Mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular falë adenosinës, një substancë e cila e mban në gjendje të mirë gjakun. Pjepri lufton edhe kolesterolin, si dhe mban në nivele të ulëta trigliceridet. /ZËRI/