UBT

Pjepri i hidhur, insulinë natyrale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pjepri i hidhur në mënyrë tradicionale përdoret në gatim dhe në mjekësi, nga popujt e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore.

Kjo bimë është nga të rrallat që ka vulën për shërueshmërinë nga mjekësia zyrtare. Sidomos është popullore në Japoni, të cilët njihen për jetëgjatësinë. Njihet për frytin me shije të hidhur, që ngjason me trangujt.

Derisa është e re, ka ngjyrë të gjelbër, e kur të jetë pjekur, merr ngjyrën e portokalltë në të verdhë. Përmban shumë pak kalori, ndërsa që frutat e saj janë të pasur me vitamina C, B1, B2, B3.

Përmbajnë edhe kalium dhe fosfor, magnez, zink, mangan, folate dhe fibra dhe me përbërësit e tjerë të dobishëm, që ndikojnë pozitivisht në sistemin imun dhe në shëndetin në përgjithësi.

Mobi Casa

Kjo pemë është insulinë natyrale, përmban përbërësit specifikë “glikoprotein lektin”, e cila e ul nivelin e glukozës, përkatësisht sheqerit në gjak.

Pos kësaj, pastron helmet prej organizmit dhe shëron psoriazën, ngrit nivelin e energjisë dhe lehtëson frymëmarrjen. Ju ndihmon edhe të prekurve nga virusi HIV, kanceri dhe sëmundjet e tjera të rënda.

Ekzistojnë fakte se konsumimi i lëngut nga pjepri i hidhur i lë të vuajnë urie qelizat e kancerit dhe në këtë mënyrë i shkatërron ato.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.