Pjepri forcon organizmin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Pjepri, përpos që është i shijshëm, është edhe shumë i dobishëm për organizëm. Ja disa nga dobitë që sjell ai. Kundër ngërçeve – përzieni 2 lugë fara të pjeprit me 2 lugë fara të kastravecit dhe shtoni 6 dl ujë të valë. Lëreni të mbuluar që të qëndrojë për dy orë, më pas kullojeni.

Pini 1 dl para kafjallit, e 2 dl para drekës dhe darkës. Mjekimi zgjat 10 ditë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Hidromorava

Për forcimin e imunitetit – lëngu i pjeprit, i shtrydhur me dorë, apo në aparat, përzihet me jogurt, mjaltë dhe lëng limoni. Merret 2- 3 herë në ditë nga një gotë. Kundër lëkurës së thatë – në lëngun e freskët të pjeprit qitni sasi të njëjtë të qumështit dhe ujit të trëndafilit. Ky losion vendoset në fytyrë në mëngjes dhe mbrëmje, lihet që të qëndrojë 20 minuta, e më pas fytyra lahet me qumësht të vakët.

(Kosova Sot)