HW

Pizzeria&Fast Food “Naimi” çdo ditë dhuron bukë falas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kriza ekonomike dhe papunësia e madhe që ka kapluar vendin tonë çdo ditë e më tepër, po ju vështirëson jetën qytetarëve të Kosovës.

Vendi ynë e posaçërisht Gjilani, gjithmonë ka pasur njerëz humanitar për t’ju dal në ndihmë qytetarëve të cilët kanë nevojë në mënyra të ndryshme.

Tani e një vit, Pizzeria-Fast Food “Naimi”, për çdo ditë dhuron falas nga 200 bukë falas për të gjithë qytetarët e Gjilanit të cilët kanë nevojë.

Mobi Casa

Pronari i kësaj veprimtarie, Naim Shaqiri, duke e parë nevojën e shumë qytetarëve që nuk munden të sigurojnë as kafshatën e bukës, para lokalit të tij ka vendosur një komod me plot bukë me mbishkrimin “Merr Falas”.

Naim Shaqiri nuk pranoi të flas për këtë vepër humanitare, por me gjithë insistimin tonë ai në fund pranoi të flas për këtë vepër humanitare të tij.
“Unë nuk e bëj këtë për emër, unë e kam parë të nevojshme për qytetarët e mi që sa do pak t’ju dal në ndihmë dhe për këtë jam shumë i lumtur, në qoftëse kam arritur sado pak t’ju lehtësoj problemin e bukës se më e shejt se buka nuk ka”, ka theksuar pronari Naim Shaqiri.

Shaqiri ka bërë të ditur se të gjithë të interesuarit munden të marrin bukë për nevojat e veta gjatë tërë ditës.
“Që nga orët e hershme të mëngjesit çdo qytetar mundet të shërbehet falas për aq sa ka nevojë në familjen e tij dhe në qoftëse sado pak e zbus kërkesën e qytetarëve të mijë jam njeriu më i lumtur në botë”, shprehet Naim Shaqiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.