Mobi Casa

Piu lëng domatesh për 2 muaj rresht, ja çfarë i ndodhi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ne të gjithë i dimë dhe besojmë në përfitimet e fuqishme të domates dhe ka shumë arsye që është konsideruar një prej super-ushqimeve. Megjithatë, për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme, ekspertë nga Universiteti i Tajvanit kanë vendosur për të kryer një eksperiment.

Ata mblodhën gra të moshave të ndryshme, me mbi peshë, dhe iu dhanë nga 250 mili-litra lëng domate çdo ditë për dy muaj. Ndryshimi i parë ishte i dukshëm. Kishte humbje në peshë që ka ndodhur për arsye se janë hequr depozitat e yndyrave në trup.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin tregojnë se: “Gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk kanë ndryshuar zakonet e tyre të ushqimit ose rutinat stërvitore, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”Për më tepër, këtyre grave u janë marrë analizat e gjakut në fillim dhe në fund të eksperimentit dhe thuhet se niveli i kolesterolit ishte ulur ndjeshëm dhe ishte rritur niveli i likopeneve – një antioksidant në domate që ofron një numër përfitimesh shëndetësore.

Rezultatet e këtij eksperimenti treguan shumë më tepër se që pritej, pra, domatet ofruan shumë përfitime shëndetësore.

ARKATANA

Një gotë e vetme në çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, mbron nga sëmundjet e zemrës, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Përveç kësaj, kjo pije freskuese pengon sëmundjet e fshikëzës, pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive dhe përmirëson shumë shëndetin e përgjithshëm. Lëngu i domates redukton kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson gjakun. Për më tepër, i jep një shkëlqim edhe lëkurës tuaj.

Domatet përmbajnë kalcium, kalium, proteina bimore dhe karbohidrate si dhe vitaminë C thelbësore. Gjithashtu është një ilaç i madh natyror për spazmën e muskujve, sepse është e pasur me magnez – 11mg prë 100 gram. Pra, nëse keni pasur një stërvitje të zellshme, një gotë lëng domatje ndihmon muskujt tuaj të forcohen përsëri.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.