Hidromorava

Pishtarët e parë të shkollave shqipe në komunën e Kamenicës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi

Më ndihmo , moj çifteli –
Ta këndoj një rapsodi !
Do t’ këndoj për do pishtarë –
Yje drita – mësues të parë ,
Që ia hapen shkollat shqipes
Në komunë të Kamenicës !

Në vitin Dyzet e Një ,
Erdh n’ Hogosht një djalë i ri ,
Hapi shkollë e solli shkronja –
Ishte mësuesi Fadil Hoxha !

Në vitin Dyzet e Dy,
Rreze drite solli për sy ,
Vigjilent , syrin si pisha –
Mësues i parë , Ferid Berisha !

N’ Koretin , shkollën fillore ,
Ku s’ kish libra , as fletore !…
I pa epur , s’ kishte shoq –
Hapi shkollën në Strezoc !

Në vitin Dyzet e Pesë ,
N’ Rogoçicë , një djalë me besë ,
Hapi shkollë , solli ideja –
T[ shkollohen t’ rinj e t’ reja !
Të lulëzojë dituria –
Mësues i parë , Xhevat Alia !

Shumë armiqve , zemra iu kupi –
Kur erdh mësuesi Tefik Jakupi !
N’ Desivojcë, n’ atë grykë malore –
Hapi shkollë të parë fillore !

Ndue Zef Marka , pishtar me sedër –
Mësues i parë n’ Karaçevë t’ Epër !
N’ dyzet e Pestën , n’ atë kohë mizore –
Ai e hapi shkollën fillore !

Mësues i dashur , Babush Tali –
Diturisë – rininë ia fali !
N’ Hodonoc – mësues i parë ,
Solli dritë për fëmijët shqiptarë !

Ishte viti Dyzet e Gjashtë –
Topanica – shkollë kanë dashtë !
Këtë ide shumë e përkrahu –
Mësuesi Shaib Avdullahu !
Hapi shkollë të parë fillore ,
Libra, lapsa e fletore !…

Në vitin Dyzet e Shtatë –
U hap shkolla n’ Busavatë !
U gëzua nëna , u gëzua baba –
Mësues i parë, Tefik Kallaba !

N’ Kopërnicë , nën ato kodra –
Mësues i parë, qe Murat Shkodra !
Ishte viti Dyzet e Shtatë –
Shkolla shqipe , lëshoi shtat !…

Dyzet e Shtatëshi – vit i lulëzimit ,
Për shumë çerdhe të arsimit !
U hap shkolla n’ Kranidell –
Fazli Mavriqi , mësues me themel !

Po atë vit , si në shumë treva –
Me shkollë shqipe , u bë Krileva !
Ëndrrën – zhgjëndërr , kush e bani –
Mësues i parë, Rrahman Sinani !

Ngjitej maleve përmes një përroskës ,
Në luginën e Lisockës ,
Fehmi Jakupi , ai pishtarë –
N’ shkollë t’ Lisockës – mësues i parë !

N’ Muçivërc , Shaban Zylfiu –
Shkollës shqipe, i pari i priu !
Në Poliçkë , Bejtullah Muja –
Nuk e thyente stuhia , as rrëmuja !…

N’ shkollën shqipe , në Sedllarë –
Bajram Spahiu, mësues i parë !
Shkolla e parë, n’ Shpashnicë t’ Epër –
Metush Krasniqi , mësues me vepër !

HW

Po në vitin Dyzet e Shtatë –
Shkollat shqipe shpat me shpat ,
Shkrepnin dritë e lëshonin shtat ,
Sillnin dije , sillnin fat !…
N’ atë Malësi të Kamenicës –
Erdhi mësuesi prej Drenicës !
Në Tugjec, për shumë shkollarë –
Ukë Plakiqi , mësues i parë !

Shkolla e parë, n’ Karaçevë t’ Ulët –
Para sfidave , nuk përulet !
U hap n’ vitin Dyzet e Tetë –
Ahmet Kqiku , mësues i vërtetë !

Mehmet Masurica , me gjithë urtinë –
Mësues i parë , shkon në Meshinë !
N’ shkollë të Gëmicës , n’ atë faqe mali –
Mësues i parë – Hazir Kastrati !

N’ Velegllavë , fëmijët kush i kënaqi –
Mësuesi i parë, Ai Rexhep Thaçi !
Shkollës s’ Sfircës, kush i priu –
Mësuesi i parë – Ismail Musliu !

N’ Gjyrishec , n’ atë djep kreshniku –
Mësues i parë – Hajdin Sadiku !
Në vitin Dyzet e Nëntë –
Varfëri , gjendje e rëndë !…

Në Dazhnicë , dije kush shfaqi –
Mësuesi i parë – Muharrem Thaçi !
Në vitin Pesëdhjetë e Një –
Vazhdon lufta për dituri !…

Në Zajçec, n’ atë maje shpati –
Mësues i parë – Rexhep Kastrati !
Ishte viti Pesëdhjetë e Katër –
Me vullnet e me shumë hatër ,
Ahmet Kqiku – në shkollë t’ Laçiqit ,
N’ Kremantë – Musli Maliqi !…

Në vitin Pesëdhjetë e Pesë –
U hap shkolla me plot shpresë !
Në Dajkoc, dituri shkriu –
Mësuesi i parë – Musa Spahiu !

Gjashtëdhjetë e Njëshi , kur ia mbërriu –
Shkolla shqipe – krahët i shtriu !
N’ Gragjenik , n’ ato bokërrina –
Mësues i parë – Remzi Morina !
Në vitin Gjashtëdhjetë e Tre –
N’ Kamenicë – një frymë e re !…
U hap shkolla për shqiptarë –
Muharrem Kallaba – mësues i parë !

Por, kur erdhi Gjashtëdhjetë e Teta –
Ndodhën ngjarje të vërteta !…
N’ shkollë t’ Tërrstenës , n’ ato kodra –
Mësues i parë qe Halil Shkodra !

Në Petrit erdh dije miri –
Mësues i parë – Vehbi Demiri !
Në vitin Gjashtëdhjetë e Nëntë –
Hapen shkolla në çdo anë !

N’ Feriçevë , shkollës i priu –
Mësuesi Bajram Kyreziu !
Kur erdh viti Shtatëdhjetë e Nëntë –
Shkolla kishte në çdo vend !

Mësues i parë , n’ Shipashnicë t’ Ulët –
Nuhi Leka , kurrë s’ përulet !

Gjilan, më 06.05.2009.

Demir Krasniqi

Bazuar nga të dhënat e Xhavit Kryeziut

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.