ARKATANA

PISA s’e këndell Ministrinë e Arsimit, s’ka cilësi në arsim

/ 2 minuta lexim
HW

Edhe pas dështimit në testin PISA gjendja në arsim vlerësohet të jetë e njëjtë. Njohës të kësaj fushe thonë se as Ministria e Arsimit e as qeveria në ikje nuk kanë punuar në këtë fushë, ndonëse problemet kanë qenë të identifikuara.

Problemet e njëjta po vazhdojnë ta përcjellin sistemin arsimor në vend edhe këtë vit.Rezultatet e testit PISA, në të cilin Kosova u radhit në vendin e 76-të nga vendi i 78-të i vendeve pjesëmarrëse, kanë qenë treguesi më i mirë se institucionet publike arsimore në vend nuk kanë punuar sa duhet në rritjen e cilësisë.

FIDANISHTJA

Në një tryezë të organizuar gjatë ditës së djeshme nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është thënë se rezultatet e testit PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend.

Besnik Krasniqi, hulumtues i çështjeve ekonomike, është shprehur se duke marrë parasysh se zhvillimi i programeve dhe i metodologjive të mësimdhënësve në vend nuk i aftëson nxënësit, atëherë edhe rezultatet e testit nuk kanë qenë befasuese.Ndërsa Gresa Statovci, këshilluese e arsimit, ka vlerësuar se nga këndvështrimi ekonomik përmirësimi i cilësisë së arsimit është parametri kryesor për zhvillimin e mëtejmë të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.