Eko Higjiena

Pirja e shumtë e ujit ju bën keq

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Keni mësuar gjatë gjithë kohës se uji ju bën mirë, por tani është momenti të mos i besoni më kësaj teorie! Ajo është hedhur poshtë nga disa studime më të fundit, të cilat thonë se pirja e shumtë e tij ju bën keq për veshkat, për trurin, lëkurën, si dhe ju shkakton probleme të tilla si celuliti dhe pagjumësia. Ndërkaq, më poshtë, do të gjeni argumentet për pasojat e konsumimit të ujit me tepricë…

Të gjithë thonë se duhet të pimë të paktën dy litra ujë në ditë për të favorizuar diuresin (urinën apo nxjerrjen jashtë të lëndëve amoniakore), sidomos gjatë muajve të nxehtë të stinës së verës. Por kujdes, edhe me ujin nuk duhet ta ekzagjeroni.

Ekzistojnë disa persona, të cilët kanë një varësi ndaj ujit, që anglezët i quajnë “aquaholic”. Këta persona manifestojnë një dëshirë të vazhdueshme për të pirë ujë, duke arritur të pinë edhe 6-7 litra në ditë. Kjo çon në pasoja ndonjëherë edhe të rrezikshme për jetën tonë.

Hiponatremia

Një konsum i tepruar i lëngjeve mund të shkaktojë një sëmundje shumë të rrallë, por potencialisht vdekjeprurëse: hyponatreminë. Bëhet fjalë për një rënie të përqendrimit të kripërave minerale në trup, e shkaktuar nga fakti se veshkat nuk janë në gjendje të filtrojnë lëngjet e tepërta. Kjo, në rastet më ekstreme, mund të çojë në një fryrje të indeve dhe të trurit.

Veshkat dhe zemra

Ata që vuajnë nga veshkat kanë një aftësi të reduktuar për të kontrolluar ujin, ndërsa organizmi mund të rrezikojë si hidratimin ashtu edhe dehidratimin e tepruar. Rregullorja e ndryshuar e lëngjeve të trupit mund të jetë e rrezikshme te pacientët me sëmundje të zemrës. Ekspertët këshillojnë një konsum të kufizuar të lëngjeve, qoftë direkt, qoftë nëpërmjet ushqimit. Një tepricë e ujit dhe e kripës mund të jetë një rrezik i shfaqjes së atakut kardiak të zemrës.

Mobi Casa

Gjumi

Uji i shumtë mund t’i krijojë probleme gjumit tonë. Kështu që përpara se të shkoni në shtrat për të fjetur, është mirë që të evitoni të pini ndonjë gotë më shumë H2O. Nëse e bëni këtë gjë, atëherë ju nuk do ta shuani etjen tuaj të madhe, por do të kaloni një “natë të bukur të bardhë”.

Celuliti

Mund të duket thuajse paradoksale, por pirja e shumtë e ujit mund t’u shkaktojë grave dy lloje problematikash, për të cilat këshillohet një konsumim i rregullt i ujit. Këto probleme janë celuliti dhe mbajtja e ujit.

Lëkura

Lëkura jonë, edhe nëse bën shumë përpjekje, nuk ia arrin t’i mbajë të gjitha lëngjet e tepërta, sidomos ujin në një kohë kur konsumimi i tij është i ekzagjeruar në krahasim me nevojat reale që trupi ynë kërkon.