Uji Dea

Pirja e duhanit shkakton ndryshime edhe në ADN

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndryshimet janë të përhershme dhe vazhdojnë, edhe nëse dikush heq dorë nga duhani.

Shkencëtaret kanë zbuluar se pirja e duhanit thyen një ”rekord” për qindra mutacione që i shkakton ADN-së shkruan BBC, përcjellë GazetaBlic.

Ata zbuluan se një duhanpirës i 20 ditëve do të ketë një mesatare prej 150 mutacioneve në çdo qelizë të mushkërive për çdo vit.

Ndryshimet janë të përhershme dhe vazhdojnë, edhe nëse dikush heq dorë nga duhani.

Pamela Pugh, 69 vjeçare u diagnostifikua me kancer të mushkërive në vitin 2013. Ajo ka filluar të pijë duhan qysh nga mosha 17 vjeçare dhe e kishte lënë atë në moshën 50 vjeçare.

“Edhe pse e lashë duhanin para shumë viteve, efektet e tij me kanë zënë tani”. thotë ajo.

Po ta dija kur isha adoleshente se pirja e duhanit shkakton ndryshime në ADN të cilat do të qendrojnë me mua gjithë jetën, unë kurrë nuk do të filloja pirjen e duhanit.

RCCOLA

Analizat e bëra tregojnë një lidhje të drejtëpërdrejtë të numrit të cigareve të pira gjatë jetës dhe mutacioneve të ADN-së. Autorët zbuluan se, mesatarisht pirja e një paketë cigare në ditë çon në:

150 mutacione në çdo qelizë të mushkërive për çdo vit

97 në fyt ose zë

23 në gojë

18 në fshikëz

6 në mëlçi

Ka afro 35.000 vdekje në vit në Britani të Madhe nga kanceri i mushkërive dhe është llogaritur se nëntë nga 10 raste janë të parandalueshme. /GazetaBlic/