FIDANISHTJA

Pirja e duhanit pas iftarit është shumë e rrezikshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Departamentit të Kardiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Giresun, profesor Kaan Kulan thotë se konsumimi i cigares pas iftarit rrit rrezikun për sëmundjet e damarëve dhe zemrës.

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Kulan tha se konsumimi i duhanit është në krye të listës së faktorëve që janë shkaktarë për sëmundjet e damarëve dhe zemrës.

Duke theksuar se muaji i Ramazanit është një shans i mirë për të lënë duhanin, ai tha se për shkak të agjërimit ata të cilët konsumojnë shpesh cigare mund të largohen nga kjo praktikë. Kulan shton gjithashtu se Ramazani ndikon në ndryshimin e shumë praktikave ushqimore tek njeriu.

UBT

Duke nënvizuar se një nga praktikat që mund të ndryshojnë në Ramazan është edhe konsumimi i duhanit, Kulan tha: ”Lënia e cigares gjatë muajit të Ramazanit është më e lehtë. Çdo gjë është e fshehur në kodet e trurit. Gjatë agjërimit nuk konsumohet cigare. Nëse i ‘tregoni’ vazhdimisht trurit që do të hiqni dorë nga cigarja, mundësia për ta lënë në këtë muaj është shumë e madhe”, shkruan AA.

Doktor Kulan gjatë fjalës së tij tërhoqi vëmendjen krahas mundësisë së lënies së cigares edhe tek dëmet që shkakton ajo nëse konsumohet pas iftarit. ”Është një temë që diskutohet shpesh tek njerëzit. Cilët rrezikojnë më shumë për sëmundjet e damarëve dhe të zemrës? Ata që konsumojnë më pak apo ata që konsumojnë më shumë? Faktikisht mes këtyre nuk ka shumë ndryshim. Përsa i përket sëmundjes së zemrës dhe të damarëve cigarja pak ose shumë ndikon në shkaktimin e kësaj sëmundje’.’ është shprehur ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.