FITORJA

Pirja e duhanit në mëngjes tepër e rrezikshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të gjithë ne kemi njohuri për rrezikun dhe pasojat që sjellë pirja e duhanit për shëndetin tonë, por studimet e reja tregojnë se kur pi duhan sapo zgjohesh në mëngjes, rreziku mund të jetë edhe më i madh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme. Kjo organizatë vlerëson se 6 milionë vetë vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin, pjesa më e madhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Mirëpo një studim i ri nga studiuesit e Universitetit Penn State i hedhin një vështrim duhanpirësve që ndezin cigare sapo zgjohen në mëngjes. Sipas këtij studimi, personat të cilët ndezin cigare sapo të zgjohen nga gjumi janë më të prirur që të preken nga kanceri i mushkërive ose i gojës.

Mobi Casa

Steven Branstetter dhe kolegu i tij profesor Joshua Muscat, ishin pjesë e këtij studimi dhe ata mendojnë se e dijnë arsyen pse njerëzit janë të prirur të ndezin një cigare posa të zgjohen në mëngjes.

“Ne mendojmë se është një tregues i mënyrës sesi njerëzit e konsumojnë duhanin. Njerëzit që pijnë duhan posa zgjohen në mëngjes, e thithin më thellë tymin. Ata ndoshta e thithin më shpesh cigaren. Prandaj është në të vërtetë më shumë një tregues i mënyrës sesi konsumohet duhani”.

Thithja më e thellë dhe e shpeshtë, mbajtja e duhanit më gjatë në mushkëri, e rrit rrezikun për të gjitha toksinat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.